E rëndë, shqiptari tenton t’i ikë policisë, bie nga dritarja dhe përfundon në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nje shqiptar 30-vjeçar ndodhet në urgjencën e spitalit Cattinara me kodin e kuq. Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër dëbimi nga territori kombëtar. Në përpjekje për t’i shpëtuar kapjes nga policia, ai u ngjit nga dritarja në një parvaz të ndërtesës, por u rrëzua dhe u plagos rëndë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në via della Geppa, pranë stacionit të trenit, në Trieste. Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar, 30 vjeç, i cili u shpëtua dhe u dërgua në spitalin Cattinara me kodin e kuq, raportohet për Sky News.

Sipas asaj që mësohet, burri kishte marrë një dhomë në Hotel Italia, në via della Geppa, por me sa duket emri i tij është dashur të denoncohet në polici. Ndaj, kur punonjësi i hotelit e ka përfshirë në mesin e mysafirëve të objektit, policia është paralajmëruar. Disa oficerë mbërritën në vendngjarje, por kur i riu kuptoi se policia kishte ardhur për të, ai doli nga dritarja e dhomës në katin e tretë dhe tentoi të arratisej në një parvaz. Në atë moment nuk dihet nëse ai ka rrëshqitur apo është kërcyer spontanisht, ka rënë dhe ka përfunduar mbi një makinë dhe është plagosur rëndë. Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër dëbimi nga territori kombëtar./e.t

Të fundit

Shansi i fundit për Adriatik Lapajn, Kolegji vendos për mandatin

“Shqipëria Bëhet” ka ankimuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve të cilët ditë më parë rrëzuan zyrtarisht kreun...

PS i bëri presion OSBE-së për zgjedhjet? Reagon Ministria e Jashtme

Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra së fundmi nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se mazhoranca përmes ministrit të...

Trump përsërit: Serbia ishte gati të sulmonte Kosovën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se ka parandaluar shumë luftëra nëpër botë, përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë të...

Politikanët shqiptarë janë shqiptarë deri sa të bëhen ministra!

Nga Kim Mehmeti Politikanët shqiptarë janë shqiptarë vetëm deri sa të bëhen ministra apo këshilltarë të ndonjë burrështetasi maqedonas! Një koleg nga Tirana sot më pyeti...

Paketa e Maleve, 500 projektet e para do të jenë pa taksa

Nga zonat më malore të veriut të Shqipërisë e deri në skajin më jugor të saj, interesi i qytetarëve për të përfituar nga ‘Paketa...

Lajme të tjera

Web TV