Si lindi dhe eci nisma për ta afruar Ballkanin Perëndimor me BE-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishte 28 Gusht 2014, nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel prezantoi Nismën që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të BP në Bashkimin Evropian.

U quajt procesi i Berlinit dhe në të u angazhuan 6 vendet e Ballkanit Perëndimorë dhe 9 vende të bashkimit evropian dhe Britania e Madhe!

Këto objektiva ishin të deklaruara që në fillim të këtij procesi dhe mbeten të pandryshuara edhe sot: zgjidhja e problemeve të brendshme, të hapura dypalëshe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, pajtimi mes shoqërive në rajon, përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe krijimi i një baze për rritjen e qëndrueshme të rajonit.

Në 9 vite të jetëgjatësisë së Procesit, janë bërë 9 samite ndërsa ai i 16 tetorit në Tiranë do të jetë i 10 në radhë, dhe I pari që mbahet në një vend jashtë bashkimit europian

Gjatë këtij procesi janë nënshkruar disa marrëveshje ku 3 prej tyre u nënshkruar në 2022 në Berlin dhe fokusi i tyre ishte mbi lirinë e lëvizjes së qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor; . Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve akademike si dhe marrëveshja për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes CEFTA.

Gjithashtu vendet e Ballkanit perëndimor kanë bërë përpjekje reale për implementimin e një zone tregtare rajonale që përfshin lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve; zonës rajonale të investimeve; zonës dixhitale rajonale si dhe zonës rajonale industriale dhe innovative.

Ekspertët kanë vlerësuar në vazhdimësi krijimin e Korridoreve të gjelbra dhe Marrëveshja Roaming që janë nënshkruar në kuadër të këtij procesi.

5 vjet pas nisjes së procesit të Berlinit në Novi Sad të Serbisë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, shpallën nismën të cilën e pagëzuan “Mini-shengen” e më vonë u quajt “Open Ballkan”.

Lexo edhe :  Fyerjet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, Spiropali: Shkupi të reagojë!

Nismës, ndryshe nga procesi i Berlinit nuk iu bashkuan gjysma e vendeve të Ballkanit perëndimor, dhe u has në kundërshti të mëdha si brenda rajonit por edhe jashtë.

Gjermanët, si Merkel dhe pasardhësi i saj Olaf Sholz në vazhdimësi këmbëngulën që bashkëpunimi rajonal të vazhdojë në kaudër të Procesit të Berlinit, ndërsa themeluesit u shprehën se nismat janë paralele dhe asnjëra nuk e dëmton tjetrën.

“Open Ballkan” u shua në korrik të vitit 2023, ndërsa për rezultatet e tij, të gjithë kanë këndvështrime të ndryshme.

Tanimë shtetet janë fokusuar tek Procesi i Berlinit, i cili shihet aktualisht si i vetmi mekanizëm që mund të përshpejtojë rrugën e vendeve tona drejt Ëndrrës së vjetër Evropiane./  S.M

Të fundit

Takimi Putin-Trump, blofi i ri i Kremlinit për të vazhduar avancimin në luftë?

Me entuziazmin e tij të zakonshëm, kreu i Fondit Rus për Investime të Drejtpërdrejta dhe njëkohësisht përfaqësues i posaçëm...

Zjarret në Jug, rëndësia e sigurimeve dhe SIGAL si aleati i rikthimit në normalitet

Pavarësisht paralajmërimeve të Emergjencave Civile, Jugu i vendit nuk u shpëtoi dot flakëve. Pyje, kultura bujqësore, blegtori, dhjetra banesa, struktura agroturizmi dhe dy objekte kulti...

“Porta e Ferrit” do të shuhet: Nga katastrofë mjedisore në atraksion

Në zemër të shkretëtirës së Karakumit në Turkmenistan, flakë të dobëta përshkojnë muret e një krateri gjigant prej 70 metrash diametër dhe 20 metra...

Cilat vende kanë pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Miliona punëtorë në të gjithë BE-në vazhdojnë të fitojnë pagë minimale. Pragjet kanë për qëllim të sigurojnë një standard bazë jetese për punëtorët, megjithëse...

Dustin Hoffman, mjeshtri i ndjeshmërisë së thellë në ekran

Nga Leonard Veizi Në panteonin e artit të kinemasë, ka aktorë që thjesht luajnë një rol, dhe ka artistë që e transformojnë atë, duke e...

Lajme të tjera

Web TV