Bardhi dhe Berisha sërish bashkë/ Ja kur do mbahet mbledhja e radhës mes deputetëve

Deputetët e Rithemelimit të Partisë Demokratike, të drejtuar nga Sali Berisha, si edhe ata pranë kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kanë caktuar datën për takimin e tyre të radhës.

Mësohet se mbledhja e ardhshme do të zhvillohet ditën e martë, në orën 12:00.

Mbledhja do të zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe shënon një tjetër tryezë në vazhdën e takimeve mes dy grupimeve demokrate.

Kujtojmë se Bardhi është përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha./   S.M