I ‘bashkoi’ Samiti i Berlinit/ Rama dhe Kurti shtrëngojnë duart në tapetin e kuq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama teksa është duke mirëpritur liderët dhe pjesëmarrësit në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, ka takuar edhe Albin Kurtin.

Marrëdhëniet e dy liderëve kanë qenë dukshëm të tensionuara pas zhvillimeve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë dhe qëndrimit të kreut të qeverisë shqiptare lidhur me rastin.

Rama i ka zgjatur dorën Kurtit në tapetin e kuq para Kryeministrisë, ndërsa të dy kanë pozuar për fotografët para se Kurti të hynte në godinë.

Kujtojmë se para pak ditësh, gjatë ndeshjes së kombëtares shqiptare të futbollit, Rama dhe Kurti ndoqën sfidën në stadiumin “Air Albania”, por pa u takuar me njëri-tjetrin./  S.M

Të fundit

Direktiva e Ramës, japin dorëheqjen 6 administratorët e Bashkisë Maliq

Kanë dhënë dorëheqjen edhe 6 administratorët e Bashkisë së Maliqit. Burime pranë institucionit të pushtetit lokal bëjnë me dije se...

AMA dhe inspektorati i punës, marrëveshje për të drejtat e punonjësve

Respektimi i kushteve të punës dhe krijimi i një mjedisi të qëndrueshëm për punonjësit e medias ka qenë tema e diskutimit mes Autoritetit të...

Mevlan Shanaj ka një mesazh për Baton Haxhiun: Mbyllja e RTSH…

Aktori i mirënjohur Mevlan Shanaj, ka reaguar pas letrës publike të analistit Baton Haxhiu dërguar drejtoreshës së Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), gazetares Eni Vasili....

Protestoi për pagë më të lartë, vagonisti pushohet nga puna në minierën e Bulqizës

Një prej punëtorëve të minierës së Bulqizës, i cili ishte pjesë e grupit të negociatave mes përfaqësuesve të punëtorëve dhe kompanisë Albchrome, është shkarkuar...

“200 mijë euro për kokën e dhëndrit të Qazim Sejdinit”

I penduari i tretë në dosjen e bujshme "Plumbi i Artë", Skerdi Tasi, ka dhënë këtë të martë dëshminë e tij para Gjykatës së...

Lajme të tjera

Web TV