Ja kush do gatuajë për ta/ Zbulohet vendi ku do drekojnë liderët e Samitit të Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Thonë që “dashuria kalon nga stomaku”. Merreni me mend sa rëndësi merr kjo, kur bëhet fjalë për Shqipëronë dhe imazhin e saj.

Në evente të përmasave të tilla si Samiti i Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, gjithçka duhet të jetë jo vetëm e parapërgatitur në detaje, por edhe secili detaj më vete duhet të jetë autentik dhe përfaqësues për vendin tonë.

Aq më tepër që vitin e fundit jemi përmendur shpesh nga të huajt jo vetëm për bukurinë e detit dhe të maleve, por edhe për cilësinë e gatimit.

Pritshmëritë janë me siguri të larta, ndaj me kuriozitet është pritur se ku do drekojnë miqtë e lartë europianë dhe kush do gatuajë për ta.

DITA ka mësuar se dreka e Samitit do bëhet në restorantin e njohur PADAM afër qendrës së Tiranës.

Menuja do jetë me bazë peshkun dhe pijet do jenë vetëm shqiptare. E gjithë dreka do jetë 100 përqind e përgatitur me produkte vendore dhe ‘mban firmën’ e një prej emrave më autoritarë të kësaj fushe në Shqipëri dhe jashtë saj.

Kjo pjesë e rëndësishme e Samitit i është besuar mjeshtrit të njohur tashmë ndërkombëtarisht, Fundim Gjepali.

Mjeshtër Fundimit dhe ekipit të tij i ka rënë barra të ‘zbusë’ dhe ëmbëlsojë edhe ata që kanë ardhur me fytyrë të vrerosur apo zemër të hidhëruar në Tiranë 🙂/  S.M

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV