Tepër serioz, Mitsotakis shtrëngon duart me Ramën para kryeministrisë

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis pas disa muajve tensione për çështjen e Fredi Belerit sot ka shtrënguar duart me Edi Ramën në Tiranë, ku ndodhet për procesin e Berlinit.

Një bisedë e shkurtër në këmbë shoqëruar me një buzëqeshje para kamerave. Kaq për momentin. Deklaratat më pas.

Kryeministri grek ka kërcënuar disa herë Shqipërinë me procesin e integrimit nëse nuk lirohet Fredi Beleri./   S.M