Ahmetaj statuse në FB nga arratia/ SPAK ndihmë ‘Meta’-s: Na tregoni vendndodhjen e tij

Nga arratia Arben Ahmetaj ka reaguar disa herë përmes rrjeteve sociale në rastet kur ka patur zhvillime ndaj tij. I shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale, ende nuk dihet vendndodhja e Ahmetajt.

Gazetarja Keti Banushi raporton se Prokuroria e Posaçme i ka nisur letërporosi zyrave qendrore të kompanisë “Meta” që disponon pronësinë e disa aplikacioneve në rrjetet sociale, për të gjurmuar vendin nga ku logohet ish numri dy i qeverisë.

Brenda një viti, Shqipëria ka mesatarisht 60 kërkesa të tilla ndaj kësaj kompanie ndërsa përgjigjet kanë qenë mesatarisht në 50%./  S.M