Alarm në aeroportin e Tel Avivit! Scholz ‘braktis’ fluturimi i tij për në Kajro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mësohet se pak para nisjes ka pasur një alarm për dy shpërthime nga ajri në aeroportin Ben Gurion, teksa Scholz kishte hipur tashmë në avionin qeveritar.

IZRAEL- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në momentin kur kancelari Olaf Scholz dhe delegacioni i tij kanë qenë duke u larguar nga Tel Aviv, Izrael, për në Kajro. Për shkak të një alarmi ajror në aeroportin e qytetit izraelit, Scholz dhe delegacionit të tij iu desh të braktisnin papritur fluturimin dhe të evakuohen, raporton Bild.

Mësohet se pak para nisjes ka pasur një alarm për dy shpërthime nga ajri në aeroportin Ben Gurion, teksa Scholz kishte hipur tashmë në avionin qeveritar, ndërsa u është kërkuar që të gjithë të zbrisnin nga avioni dhe të shtriheshin barkas

Mësohet se shpërthimet kanë qenë të raketave të lëshuara nga sistemi i mbrojtjes ajrore të Iron Dome të Izraelit, për rrëzimin e raketa të lëshuara nga Hamasi. Pas disa minutash, pasagjerët kanë mundur të kthehen në avion. Pas evakuimit të përkohshëm, avioni më pas mori rrugën nga Tel Avivi në Kajro./I.S

Të fundit

Poshtërimi që ndjeva si shqiptar, pas asaj video përçmuese të këshilltarit të Berishës

Amarildo Pregapuca Më rrenqethi ajo video e LaCivitës. Duhet të rrënqethi, çdo njeri me dinjitet, shqiptar ose jo, që jeton dhe...

“Rama merr daullen dhe tallet me ju”/ Berisha komenton mitingun e PS në Dibër

Kryedemokrati u shpreh se Rama tallet me shqiptarët duke u shprehur se “merr dalluen dhe i bie”. “Gjen dhe Noizy-n me Lamborghini”, deklaroi Berisha, teksa...

Berisha vijon premtimet/ Në 100 ditët e para nuk do ketë rroga nën 500 euro!

Kreu i PD, Sali Berisha ishte në qytetin e Peqinit ku prezantoi kandidatët e koalicionit “Shqipëria Madhështore”. Berisha u shpreh se Shqipëria do jetë...

VIDEO/ Aventura dhe turizëm, rreth 75 parashutistë nga Italia mbërrijnë në Gjirokastër

Aerodromi i Gjirokastrës, certifikuar 2 vite më parë për uljen e avionëve sportiv-turistik vijon të jetë në qendër të aktiviteteve të cilat promovojnë njëherazi...

“Ka plasur xhelozia”/ Tomor Alizoti: Rama të dalë në debat me mua, e ha të gjallë!

Tomor Alizoti ka sfiduar kryeministrin Edi Rama, duke përdorur shprehjen e tij të famshme tashmë, se e ha të gjallë. "Është fshehur edhe vetë duke bërë...

Lajme të tjera

Web TV