Armë e granata, Policia e Kosovës gjen sërish armatime në një fshat të banuar nga serbët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë qenë qytetarët ata që kanë zbuluar armatimet, të cilët pretendojnë se i kanë hedhur serbet që jetojnë në atë fshat pas rastit të ndodhur në Banjskë të Zveçanit.

KOSOVË- Janë gjetur sërish armatime në një fshat të banuar nga serbët në Kosovë. Policia e Kosovës njofton se ka gjetur armë, municione e granata në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.

Kanë qenë qytetarët ata që kanë zbuluar armatimet, të cilët pretendojnë se i kanë hedhur serbet që jetojnë në atë fshat pas rastit të ndodhur në Banjskë të Zveçanit. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se janë gjetur dy armë të gjata, një sasi municioni, katër granata dore.

“Në orët e pasdites një qytetar ka raportuar se ndërsa po mblidhte hekura në një hapësirë, ku hidhen mbeturinat në hyrje të fshatit Prilluzhë, ka vërejtur dy armë. Lidhur me informatën janë ndërmarrë veprime operative e hetimore ku nga njësitë përkatëse është bërë perimetri i sigurisë. Gjatë kontrollit në atë lokacion janë gjetur dy armë të gjata, një sasi e municionit, katër granata dore, një tromblon”, ka thënë Zahiti./I.S

Të fundit

Ilir Alimehmeti ankimon rezultatin e 11 majit, kërkon rinumërimin e votave në Tiranë

Kandidati i partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti ka ankimuar rezultatin, duke kërkuar rinumërimin e votave...

“Në ’62 filluam të transmetonim”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

Sa herë që kaloj në atë rrugë, kryesisht vitet e fundit, shoh me keqardhje rrënimin e asaj ndërtese. Disa persona që shesin sende të...

Investimet “lule mos me prek”/Bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3-mujor

Pavarësisht faktit se tre muajt e parë të 2025 vendi ishte i përfshirë në fushatë për zgjedhjet e përgjithshme dhe pushteti lokal u vu...

23 maj 1431/ Zhan d’Ark, djegia në turrën e druve e ktheu në mit

Përgatiti: Leonard Veizi Për të, dhe bëmat e saj ka libra pa fund. Figura e saj ka frymëzuar për shekuj jo vetëm patriotizmin francez, por...

Vranësira dhe orë me diell, si parashikohet moti për ditën e sotme!

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe...

Lajme të tjera

Web TV