Ja cilat janë katër marrëveshjet që u nënshkruan mes qeverisë shqiptare dhe franceze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria dhe Franca nënshkruan sot katër marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme në kuadër të vizitës zyrtare të presidentit Emmanuel Macron në Tiranë.

Marrëveshjet u nënshkruan në praninë e Presidentit Macron dhe Kryeministrit Edi Rama dhe shkojnë në drejtim të forcimit të marrëdhënieve, pesë vjet pas nënshkrimit të Deklaratës së Partneritetit Strategjik midis dy vendeve.

Marrëveshja e parë është udhërrëfyes për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Francës, nënshkruar për palën shqiptare nga zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.

Marrëveshja e dytë u nënshkrua për palën shqiptare nga drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, Ilir Beqaj.

Marrëveshja në fushën e kulturës u nënshkrua nga homologët e të dyja vendeve, ndërsa marrëveshja e fundit deklaratë qëllimi mes ministrive të Brendshme të Shqipërisë dhe Francës u nënshkrua nga ministrat respektivë./  S.M

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV