Macron i ‘tërheq veshin’ Serbisë nga Tirana

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti francez Emmanuel Macron në konferencën e përbashkët me kreun e qeverisë Edi Rama në Tiranë ka shprehur hapur kritikat për Serbin në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE.

Në fjalën e tij ai theksoi se Serbia po ecën shumë ngadalë në këtë proces duke theksuar faktin se dhe anëtarësimi po bën mbrapa në këto vende.

Më tej ai nënvizoi se që vendet për të cilat janë hapur negociatat duhet të investojnë sa më shumë në vendin e tyre dhe të mirëmbajnë lidhjet që kanë me Europën.

“Duhet të ketë një mekanizëm respekti. Serbia po ecën shumë ngadalë në procesin e anëtarësimit. Anëtarësimi po bën mbrapa në këto vende. Ne që jemi në BE duhet të bëjmë vetë reforma. Nuk është e vërtetë se mund të zgjerohemi pa fund me mënyrat aktuale të zgjerimit. DUhet të jemi të kthjellët dhe ky është një mekanizëm shumë I mirë. Kemi akoma shumë punë për një epokë të re ribashkimi që po hapet, dhe është një nga sfidat e mëdha të Europës për muajt e ardhshëm. DUhet ta bëjmë duke tronditur zakonet dhe traditat. Vendet që munden të investojnë më shumë. Duhet të mirëmbajmë lidhjen me Europën. Në vendin tuaj marrëdhënia me Europën është në nivele të jashtzakonshme”-tha ai./e.t

Të fundit

OSBE për Kodin e ri Penal: S’kemi marrë pjesë në hartim

Prezenca e OSBE në Tiranë thotë se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal. Në...

Aleksandër Solzhenicini, zëri që tronditi heshtjen

3 gusht 2008 – Vdekja e shkrimtarit nobelist Nga Leonard Veizi Në panteonin e letërsisë botërore, rrallëherë ndodh që një zë i vetëm të jetë aq...

Pallatet s’janë më “pa zot”! Çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë

Në ditën e parë të muajit gusht, ka hyrë në fuqi ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, i cili synon...

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin e Paktit të ri për...

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në dhjetë pasi një grua 93-vjeçare...

Lajme të tjera

Web TV