Ndërtimet pa leje gjatë fushatës në Ksamil/Prokuroria kërkon arrestimin e 4 ish zyrtarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, kërkoi arrestimin e katër ish-punonjësve të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit (IVMT) dhe 2 punonjësve të IKMT (përgjegjës për territorin e Bashkisë Sarandë), të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Kjo prokurori ka regjistruar kryesisht dhe ka kryer veprime hetimore në funksion të procedimit penal nr. 240 të vitit 2023, për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”. Deri në këtë fazë të procedimit, janë administruar prova të mjaftueshme në lidhje me mosveprimet e paligjshme të punonjësve të IVMT bashkia Sarandë dhe të IKMT Tiranë (përgjegjës për bashkinë Sarandë) V.XH., B.K., A.M., E.Z., si dhe E.Ç., dhe D.B., të cilët me mosveprimet e tyre kanë lejuar zhvillimin e ndërtimeve të paligjshme në zonën e Ksamilit por edhe në juridiksionin territorial të Bashkisë Sarandë në pesë muajt e parë të vitit, janar-maj 2023, që përkon me periudhën parazgjedhore.

Përgjatë kësaj periudhe nga ana e personave nën hetim nuk është përcjellë asnjë kallëzim penal në prokurori, kur ndërkohë nga ana e Komisariatit të Policisë janë referuar 49 raste të ndërtimeve të paligjshme në zonën Ksamil-Sarandë. Në funksion të këtij procedimi janë sekuestruar 16 pasuri (objekte) me destinacion banimi dhe biznese.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, garanton opinionin publik se fenomeni i ndërtimeve pa leje do të ndëshkohet ashpër sipas dispozitave ligjore në fuqi./e.t

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV