Carlos Sainz konfirmon besnikërinë ndaj Ferrarit: “Dua të fitoj titullin kampion këtu”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Piloti i Ferrarit, Carlos Sainz, foli për të ardhmen e tij te skuderia kokëkuqe. Piloti spanjoll komentoi edhe ecurinë jo të mirë të italianëve këtë sezon në Formula 1, dukë pasur një vit tjetër zhgënjyes. Pavarësisht vështirësive, Sainz shprehu besnikërinë ndaj drejtuesve dhe tifozëve, duke premtuar shumë shpejt rinovimin.

“Të jem te Ferrari nuk ka qenë asnjëherë në dyshim për mua, Gjithmonë jam ndier komod në Maranello dhe për këtë arsye dua të rri gjatë këtu. Shpresoj që stina e dimrit të sjellë një mundësi marrëveshje me drejtuesit e Ferrarit. Ëndrra ime është të fitoj tituj me këtë skuderi”-mbylli deklaratën e tij 29-vjeçari.

Ferrari këtë sezon ka grumbulluar 298 pikë, teksa renditet në vendin e tretë të renditjes për konstruktorë. Siç edhe drejtori Frederic Vasseur, objektivi i kokëkuqes është vendi i dytë në klasifikimin përfundimtar, me Red Bullin që siguroi titullin për skuderi që në mesin e botërorit.

Të fundit

“Në ’62 filluam të transmetonim”/ Dëshmia e rrallë e operatorit të parë të RTSH-së

Sa herë që kaloj në atë rrugë, kryesisht vitet e fundit, shoh me keqardhje rrënimin e asaj ndërtese. Disa...

Investimet “lule mos me prek”/Bashkitë realizojnë vetëm 5% të programit vjetor në 3-mujor

Pavarësisht faktit se tre muajt e parë të 2025 vendi ishte i përfshirë në fushatë për zgjedhjet e përgjithshme dhe pushteti lokal u vu...

23 maj 1431/ Zhan d’Ark, djegia në turrën e druve e ktheu në mit

Përgatiti: Leonard Veizi Për të, dhe bëmat e saj ka libra pa fund. Figura e saj ka frymëzuar për shekuj jo vetëm patriotizmin francez, por...

Vranësira dhe orë me diell, si parashikohet moti për ditën e sotme!

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe...

Spitali për kafshët dhe spitali për njerëzit

Nga Leonard Veizi Kur dëgjova se në Shqipëri ishte ndërtuar një nga spitalet më të mëdha në Europë për kafshët, m’u mbush zemra me krenari...

Lajme të tjera

Web TV