Britney Spears e pranon se e ka tradhtuar Justin Timberlake me një koreograf

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Britney Spears, në librin e saj me kujtime “The Woman in Me” ka konfirmuar zërat se e ka tradhtuar Justin Timberlake me koreografin Wade Robson, (i cili më vonë akuzoi Michael Jackson për abuzim seksual).
Këngëtarja e hitit “Toxic” shkroi se ajo e tradhtoi me koreografin pasi kërcyen në një club spanjoll.

“Ne dolëm një natë dhe shkuam në një bar spanjoll. Kërcyem e kërcyem”, shkroi Spears dhe shtoi se së bashku kryen marrëdhënie seksuale.

Në të njëjtëin libër, Brit akuzoi Justin se ai e kishte tradhtuar me një V.I.P, identitetin e së cilës nuk e zbuloi, pasi ajo ka krijuar familje dhe Britney nuk donte që ta turpëronte publikisht. Megjithatë, njerëzit aludojnë se ai e tradhtoi me këngëtaren Nicole Appleton. Zërat burojnë nga disa foto paparacësh, ku Justin dhe Nicole mundohen t’u shpëtojnë fotografëve dhe shkojnë në dhomën e hotelit të këngëtarit.

Gjithashtu, në vitin 2000, qarkulloi edhe një foto, ku Justin, 19 vjeç asokohe dhe Nicole, 25 vjeç në vitin 2000, janë në të njëjtën makinë, duke u munduar t’u shmangen paparacëve.

Spears rrëfeu edhe për abortin që kreu pasi Justin s’ishte gati të bëhej baba, duke e cilësuar eksperiencën si më të dhimbshmen që ka përjetuar./E.Ç

Të fundit

Beteja e Bathinus dhe mposhtja e dalmatëve nga Tiberi

Viti 8 pas Krishtit Në vitin 8 pas Krishtit, gjatë fushatave romake për nënshtrimin e popujve ilirë në Ballkan, gjenerali...

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale deri te politikat për dizajnin...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Lajme të tjera

Web TV