Çfarë e shkakton gjakderdhjen nga hunda, si ta ndalojmë atë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë prej nesh përjetojnë më shumë teshtitje, hundë të bllokuara, skuqje dhe kruarje të syve, të gjitha këto disa prej shenjave të alergjisë.

Megjithatë një tjetër sinjalizues i alegjive të stinës mund të jetë edhe gjakderdhja nga hunda.

Në hundë ndodhen shumë enë gjaku, kjo është një nga arsyet se përse ky organ është shumë i ndjeshëm.

Ekzistojnë shumë shkaqe të gjakderdhjes nga hunda, disa mund të jenë shqetësuese dhe të tjera jo.

Në këtë artikull ju njeh me disa prej shkaqeve të gjakderdhjes së shpeshtë nga hunda dhe si t’i trajtoni ato.

I ftohti

Dimri dhe pranvera e hershme, nënkuptojnë ndryshme të shpeshta të ajrit.

Nga një ambient me ajër të thatë e të nxehtë, ju papritur mund të gjendeni në një ambient me ajër të ftohtë e të thatë.

Ashtu si buzët tuaja çahen nga luhatja e temperaturës, hunda mund të thahet, të çahet dhe të rrjedhë gjak.

Për ta shmangur këtë ju mund të përdorni solucione të posatshme, të cilat ruajnë lagështinë në hundë.

Ngacmoni hundën shpesh

Për shkakt të ftohjes, alergjive ose ndonje traume, ju e ngacmoni hundën shpesh me duar dhe kjo shton irritmin.

Në këto raste është e zakonshme të shihni një mukozë me nuancë gjaku.

Nëse keni alergji, atëherë duhet të flisni me mjekun tuaj, për mënyrën më të mirë për të mjekimit.

Dhe nëse jeni ftohur, mund të përdorni mjekime për të lehtësuar simptomat, me qëllim që të prekni sa më pak hundën tuaj.

Mund të jetë për shkak të alegjisë

Nëse keni alergji, irritimi dhe  ilaçet e alergjisë, mund të shkaktojnë gjakderdhje të hundës.

Lexo edhe :  Pranimet në universitet përmes e-Albania/ Për herë të parë aplikim online për provimet

Një sprucues për hundën me steroide, mund të jetë një trajtim i shkëlqyer në këtë rast.

Por nëse e përdorni në mënyrë të gabuar, duke e afruar sprucuesin deri në mes të hundës, mund të irritoni septumin duke shkaktuar gjakderdhje.

Ilaçet

Disa ilaçe që hollojnë gjakun, si për shembull aspirina, mund të shkaktojnë gjakderdhje.

Prandaj nëse keni filluar një ilaç të ri dhe vini re gjakderdhje të shpeshta nga hunda, flisni me mjekun tuaj.

Mund të keni gjakderdhje të shpeshta

Një gjendje e quajtur telangiektazia hemorragjike e trashëgueshme, ndodh kur disa enë gjaku nuk zhvillohen siç duhet. Kjo ju bën më të prirur për të pasur gjakderdhje të shpeshta.

Gjakderdhja nga hundët është shenja më e zakonshme e këtij çrregullimi gjenetik, dhe ato shpesh fillojnë në moshë të mesme.

Një shkak tjetër mund të jetë hemofilia, një çrregullim i trashëguar, ku gjaku nuk mpikset siç duhet.

Së bashku me gjakderdhjet e shpeshta dhe të vështira për t’u ndalur nga hunda, ky crregullim shoqërohet me dhimbje dhe ënjtje të kyçeve, gjakut në urinë ose jashtëqitje dhe hematoma./I.S

Të fundit

Republika e rregjimeve të urryera të së kaluarës

Thoma Gëllçi  (Një rrëfim që s’ka as fillim, as fund, por plot armiq të urryer dhe një popull që mallkon...

Breshëri mbi shalqinj: Fushat e Hersonit nën sulmet e dronëve rusë

Edhe në tokat bujqësore në Herson të Ukrainës, kërcënimi i luftës ndihet prej afër. Fermerët që korrin shalqinj në tokat e tyre, së fundmi janë...

Rrëzohet avioni në Arizona, nuk ka të mbijetuar

Një avion i vogël transporti mjekësor u rrëzua në rezervatin Navajo në veri të Arizonës, duke shkaktuar vdekjen e katër personave që ndodheshin në...

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 7 gusht 2025, dollari amerikan blihet me 82.6 lekë dhe shitet me 84 lekë. Euro blihet me 96.5 lekë dhe shitet 97.6 lekë. Franga...

Aventura mes autostradës/ Shoferi kapet me 320 km/h, trefishi i shpejtësisë së lejuar

Ngjarja ka bërë bujë në mediat gjermane, edhe pse vendi njihet për dashurinë ndaj makinave të shpejta dhe mungesën e kufijve të përgjithshëm të...

Lajme të tjera

Web TV