Përplasen dy tramvajë në Çeki, 30 persona të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aksidenti ka ndodhur pak pas mesditës në rrugën “Karlovarska”, me pasojë lëndime të lehta të disa pasagjerëve.

ÇEKI- Rreth 30 persona u plagosën sot kur dy tramvajë u përplasën në qytetin perëndimor të Çekisë, Plzen. Aksidenti ka ndodhur pak pas mesditës në rrugën “Karlovarska”, me pasojë lëndime të lehta të disa pasagjerëve.

Prefekti Rudolf Spotak deklaroi se janë plagosur 29 persona, duke theksuar se asnjëri prej tyre nuk është në gjendje të rëndë dhe se janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Një zëdhënës i policisë tha se dy tramvajet po lëviznin në të njëjtin drejtim. Për një arsye ende të paspecifikuar, tramvaji kryesor ndaloi papritur dhe pasoi përplasja e trenit të dytë.

Shërbimi i tramvajit u pezullua derisa trenat u hoqën nga linja dhe u rivendosën rreth dy orë më vonë. Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga policia./I.S

Të fundit

Itali/ U hodh nga kati i tretë i shtëpisë, humb jetën tragjikisht 14 vjeçarja nga Vlora

Humb jetën një vajzë 14 vjeçare shqiptare, banuese në zonën e Massafras në Itali, në provincën e Tarantos. Mediat...

Në qarkun e plakur të Korçës, qytetarët votojnë për inerci

Një pensionist 74 vjeçar nga një fshat pranë Maliqit udhëton çdo mëngjes me autobus drejt Korçës për t’i dhënë mbesës së tij mundësinë e...

‘Në 90’ shisja ndonjë pikturë, e blija biletë avioni’/ Rama rrëfen historinë në Londër

Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij të radhës “Flasim” ka treguar se shiste piktura në fillim të viteve ’90 për të blerë bileta avioni dhe...

Shansi i turizmit dhe rreziku i “Golemizimit” në të gjithë bregdetin

Turizmi është shansi i madh i Shqipërisë. Pas vitit 2016, grushti i shtetit në Turqi dhe krizat politike në Egjipt apo Marok bënë që...

Po ndërtonte pa leje dy godina në Drimadhes, arrestohet 32-vjeçari nga Tirana

Një 32-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë së Vlorës për ndërtim pa leje. Sipas Policisë ai po ndërtonte dy godina 1-katëshe...

Lajme të tjera

Web TV