Shefi i OKB-së bën thirrje urgjente për armëpushim humanitar në Lindjen e Mesme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres bëri një apel urgjent të enjten për një armëpushim humanitar midis Hamasit dhe Izraelit. Ai bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të pengjeve të kapur nga Hamasi gjatë sulmit të tij më 7 tetor në Izrael.

Guterres, i cili ndodhet në Kajro, i bëri thirrje gjithashtu Izraelit që të lejojë “qasjen e menjëhershme të pakufizuar të ndihmës humanitare për t’iu përgjigjur nevojave më themelore të popullit të Gazës”.

“Për të ndihmuar në realizimin e këtyre dy thirrjeve, unë po bëj thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar,” tha ai.

Deri më tani, Egjipti ka rënë dakord të lejojë një kolonë ndihme prej deri në 20 kamionë të kalojë në Gaza. Izraeli ka pranuar të lejojë kalimin e kësaj autokolone, por zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se nuk do të lejojë që ndihma të kalojë nga territori i vendit derisa Hamasi të lirojë pengjet.

Guterres tha gjithashtu se ai është “në Egjipt për të dëshmuar përgatitjet e OKB-së për të qenë në gjendje të ofrojë mbështetje masive për popullin e Gazës”. Kjo vjen pasi zyrtarët egjiptianë të sigurisë thonë se kalimi Rafah midis Egjiptit dhe Gazës po përgatitet të hapet nga pala egjiptiane për të dërguar ndihma në Rripin e Gazës të premten./I.S

Të fundit

Flasin ekspertët: Ja pse u rrëzua avioni me 242 persona në bord

Pas aksidentit tragjik në Ahmedabad të Indisë, ku një avion i Air India me 242 persona në bord u...

Nuk ka dyshime, zbulohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Serbi-Shqipëri

Sfida e kthimit Serbi-Shqipëri do të luhet në Beograd dhe jo në Leskovac, siç ishte përfolur më herët se mund të ndodhte, me qëllimin...

Mira Murati e veshur si nuset vlonjate, detaje nga dasma përrallore

Një tjetër dasmë pritet që të pushtojë faqet e gazetave dhe të mediave online përgjatë ditëve në vijim. Pas dasmës së djalit të George Soros,...

Vlora pushtohet nga turistët, policia merr masa: 4 mln lekë gjobë për muzikën

Policia e Vlorës ka hartuar një plan të posaçëm për për parandalimin e ndotjes akustike në qytetin bregdetar i cili tejmbushet nga turistët shqiptarë...

Tronditet Britania, tri adoleshente rrahin për vdekje një burrë 75-vjeçar

Opinioni publik në Britaninë e Madhe është tronditur nga rasti i tri vajzave adoleshente që kanë rrëfyer vrasjen e një burri 75-vjeçar në Londër,...

Lajme të tjera

Web TV