Arbenita krahason Izraelin me Feron: Narcist psikopat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arbenita Ismajli ka shpërndarë ditën e sotme në TikTok një video ku ‘shënjestron’ Feron. Ajo ka përdorur një audio e cila thotë: “Të merresh me Izraelin është shumë e vështirë sepse është si të jesh në lidhje me një narcist. Ai të shkatërron dhe të bën të mendosh se është faji yt”.

Krah videos, modelja shkruan: “Të jem e sinqertë duket si ish-i im”.

Kjo vjen pas përplasjeve të tyre virtuale më herët këtë javë. Përmes disa statusesh Fero shkroi djeshme se është ndarë nga Arbenita pavarësisht dyshimeve për rikthim. Ai zbuloi se ligji në Kosovë parashikon që ta takojë të bijën vetëm 3 orë në javë që i bie 2 muaj në 1 dekadë.

Duke e cilësuar këtë si korrupsion dhe mungesë barazie, ish-reperi kërkoi drejtësi dhe iu drejtoua të bijës duke thënë si në burg, edhe tani i lirë e sheh përmes fotografive.

Pas tij, përmes një statusi reagoi Arbenita, e cila shprehej e shqetësuar nga lutjet e vazhdueshme të Feros për rikthim dhe gjuhën e urrejtjes ndaj saj. Ajo shkruante se e ka lejuar ta takojë vajzën më shumë se 3 orë dhe se e ka takuar edhe vetë që të kenë një bashkëprindërim të mirë.

Por, modelja tha se Fero nuk pranon t’i japë divorcin dhe kjo po i sjell shumë pasoja psikologjike, emocionale, dhe në karrierë. Arbenita shkruante se ka jetuar me të 5-6 vite dhe e njeh kush është, duke shtuar se: “Edhe kripa duket sheqer”./E.Ç

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV