Gazetarja plas ‘bombën’: Veç Belerit dhe Memollës, shumë kryebashkiakë të tjerë nën hetim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Klodiana Lala ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking”, ku ka folur në lidhje me hetimin e nisur nga SPAK, ndaj kryebashkiakut të Rrogozhinës, Edison Memolla. Lala deklaroi se Memolla, ashtu si Beleri, akuzohet pë shit-blerje votash për zgjedhjet e 14 majit, megjithatë çështjet e tyre nuk kanë lidhje.

Ajo deklaroi se janë shumë kryebashkiakë që janë nën hetim, e po ashtu pritet publikimi i zyrtarëve të tjerë lokalë për të cilët SPAK do nisë hetim.

“Ka shumë ish-kryebashkiakë apo kryetarë aktualë që janë nën hetim, apo që do të hetohen.

Si të thuash, është bërë si një qeveri që ndodhet në burg apo janë nën hetim. Janë shmë emra, kryebashkiaku i Krujës, i Rrogozhinës, ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako etj. Për mua shit-blerja e votës duhet të ketë prioritet nga të gjitha këto akuza.

Në lidhje me hetimi ne nisur ndaj Edison Memollës dhe Fredi Belerit, akuzat janë të njëjta por nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Personaliteti i Belerit është i ndryshëm nga ai i zotit Memolla dhe çështjet janë të ndrysheme. Beleri ka qenë dhe më parë nën hetim si për masakrrën e Peshkopisë. Megjtihatë, të dyja rastet duhet hetuar pltoësisht.”- tha Lala.

Kujtojmë se ditën e djeshem, kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla u paraqit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku u informua se po hetohet për blerje votash gjatë zgjehdjeve të 14 majit, në lidhje me fakte të bëra publike nga një qytetare, ku ajo denoncon se është kërcënuar për të votar ndaj Memollës./  S.M

Të fundit

Kushtetuesja e Kosovës merr vendimin: Kreu i ri i Kuvendit të zgjidhet me votim të hapur

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të pavlefshme të gjitha seancat e Kuvendit të mbajtura nga 27 qershori deri...

Kultivonte kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet një person në Lazarat

Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë shtetasin P. Gj., pasi në oborrin e banesës së tij në fshatin Lazarat u gjetën të kultivuara 48...

Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane

Booking.com po përballet me një padi nga më shumë se 10 mijë hotele europiane që thonë se platforma ka çrregulluar tregun në dëm të...

8 gusht 1793 – Revolucionit Francez, shpërthen Kryengritja e Lyonit

Revolta kundër Konventës Kombëtare Më qershor 1793, në kulmin e Revolucionit Francez, shpërtheu në qytetin Lyon një nga kryengritjet më të fuqishme kundër pushtetit jakobin...

Në paradhomën e play-off-it

Nga ERVIN BAKU Egnatia dhe Dinamo City, dy skuadra shqiptare, dy prova karakteri në Europë. Egnatia, në një transfertë shumë të vështirë si Ljubljana, nuk u...

Lajme të tjera

Web TV