Plagosi dy persona me hanxhar në pazarin e Korçës/ Rrëfehet 36-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme, 19 tetor, në Pazarin e Korëës.

Aleksandra Malka u plagos nga një 36-vjeçar, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Sakaq, i plagosur mbeti edhe një person tjetër, i cili ndërhyri për të neutralizuar situatën.

Autori i ngjarjes është identifikuar si Jonis Mazllëmi.

Ky i fundit në dëshminë e tij pretendon se shitësja e dyqanit, Alaksandra Malka,  i hidhte ilaç në ushqime me qëllim për ta sëmurur.

Ndaj dhe ai është ngritur në 03:00 të natës dhe ka marrë hanxharin e mishit, duke pritur mëngjesin për të bërë sulmin.

Mazllëmi është arrestuar për “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë ndaj Aleksandra Milka, dhe “Plagosjen e lehtë” të dy personave të tjerë.

Gjatë marrjes në pyetje Jonis Mazllemi ka deklaruar se:

“…në lidhje me sa po me pyesni dua të them se sot rreth 3 të mëngjesit jam zgjuar nga gjumi. Pasi jam zgjuar kam qëndruar në banesën time dhe kam parë televizor. Ashtu siç ju thashë më lart, unë kam qënë vetë në banesën time sepse kam 10 ditë që rri pa ngrënë ushqim.

Dua të shpjegoj se problemi im me ushqimin qëndron sepse një shitëse që është tek një dyqan poshtë pallatit tim, në ushqimet që mund të konsumoj unë, iu hedh gjera per te me semurur.

Po kështu dua të sqaroj se une nuk marr dot as ushqime jashtë, sepse kjo gruaja iu ka thene dhe njerëve të tjerë që në momentin që unë do të kërkoj ushqim, të me hedhin ilaçe të ndryshme për të më këputur këmbët.

Për këtë arsye, sot rreth orës 10:00, kam marrë nga banesa hanxharin e shtëpisë që e kemi për të prerë mish dhe jam nisur për ta frikësuar këtë gruan që të më lerë të qetë në hallet e mia.

Kam zbritur poshtë pallatit dhe kjo gruaja më ka dalë përpara rrugës, ashtu siç me del çdo dite. Une sa e kam parë që më ka dalë përpara e kam goditur nga këmbët me hanxhar. Ajo është mbrotjur me dorë.

Dua të them se gjatë këtij momenti ka ndërhyrë një burrë për të na ndare dhe atë e ka prekur pak hanxhari kur po na ndante.

Pastaj mua më kanë ulur poshtë në tokë, më kanë shtrirë dhe ka qënë në grup njerëzish që janë turrur dhe më kanë goditur me shkelma. Unë kam qëndruar ashtu i shtrirë derisa ka ardhur dhe me ka marrë policia…”./e.t

Të fundit

‘PD përçahet më 10 shtator, Gaz Bardhi po bën gati një grup të ri pa Berishën’

Deputetja Flutura Açka, ka lënë të kuptohet se Gazment Bardhi dhe një grup deputetësh mund të ndërmarrin një lëvizje...

Ylli i Arsenalit u kap me 600 mijë paundë drogë, pranon fajin para gjykatësit

Më 2 shtator të vitit të kaluar, një futbollist u arrestua. Bëhet fjalë për Jay Emmanuel-Thomas, të cilit iu gjetën lëndë narkotike me vlerë...

SHBA pranon një aeroplan të dhuruar nga Katari

SHBA-të kanë pranuar një aeroplan të destinuar për flotën e Air Force One nga Katari, një dhuratë që ka ngjallur kritika, përfshirë edhe nga...

Qeveria shqiptare zgjat lejeqëndrimin për shtetasit ukrainas në Shqipëri në 4 vjet

Këshilli i Ministrave ka vendosur të zgjasë lejen e qëndrimit për shtetasit ukrainas në Shqipëri si pasojë e zgjatjes së luftës në vendin e...

Pista e Formula 1 drejt finalizimit, qeveria miraton shpronësimet në Elbasan

Duket se ambicia e qeverisë shqiptare për të ndërtuar një pistë të Formula 1 në Elbasan po merr zbatim kohët e fundit. Ditën e sotme,...

Lajme të tjera

Web TV