Sa filxhanë kafe në ditë janë mirë për shëndetin tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv, ishte nutricionisti i njohur Altin Joka, i cili foli për kafen dhe benefitet që mund të kemi kur e konsumojmë, sikurse mite dhe fakte mbi të

”Kafeja është një bimë tropikale që ka prejardhje nga Etiopia, por Universiteti i Harvardit thotë që është ushqim bimor” e nis kështu intervistën Altin Joka, ndërsa shton se është pija e tretë më e konsumueshme sot në botë, pas ujit dhe çajit.

”Në përbërjen e saj kafeja ka 2-3% përbërje kafeine dhe ka 13% proteina dhe yndyrna dhe pjesa tjetër është minerale, kafeja ka 880 njësi antioksidante” shtoi Altini, duke theksuar se kafeja përmban dhe vitaminë B2, B3, B5 dhe B9, si dhe minerale si fosfori, mangani, kalciumi dhe magnezi, ndërsa në vitin 2007 u zbulua se kafeja kishte dhe fibra, që shpesh herë kalojnë dhe nivelet që gjenden në fruta.

”Kafeja është cilësuar dhe si një prej substancave më të fuqishme antiinflamatore për trurin” tha ai gjatë bisedës, sikurse theksoi se konsumim i moderuar i kafes, konsiderohet 2 deri në 4 filxhan në ditë, por kjo varet nga lloji i kafes dhe nga njeriu që e konsumon.

”Një mit që i faturohet kafes është aciditeti që thuhet se shkakton tumore, por nuk është e vërtetë pasi nuk është kafeja baza për të shkaktuar tumore, kjo është e provuar dhe shkëncërisht” tha Altini.

Sipas një studimi kafeja është e shëndetshme për zemrën, për mëlçinë, për sëmundjet e parkinsonit dhe alzaimerit, ndërsa ul dhe problemet e diabetit deri në 30%, duke ndaluar sëmundjen e diabetit apo prodhimin e insulinës si dhe goditjet në tru deri në 17%, sikurse shmang sëmundjet kardiovaskulare, pra problemet e zemrës.

Lexo edhe :  Nga diabeti te dëmtimi i mëlçisë, si aroma e trupit zbulon problemet në shëndetin tonë

Pyetjes së moderatores se a rekomandohet të pihet kafeja esëll, a sjell ndonjë problem për organizmin, Joka i përgjigjet:

“Në momentin që ne zgjohemi nga gjumi, nivelet e kortizolit fillojnë e rriten, niveli i kortizolit është vërtetuar nga aspekti fiziologjik metabolik në trupin tonë që midis 45 – 50 minuta arrin kulmin dhe pastaj bie, ndaj rekomandohet që ne mos të pijmë kafe në momentin e zgjimit, por pas 50 minutave, por kjo varet dhe nga trupi i njeriut në aspektin metabolik, pasi ka disa njerëz që e prodhojnë nivelin e kortizolit, kulmin e tij për 30 minuta, ndërsa disa të tjerë për 1 orë e gjysëm”.

Gjithashtu e rëndësishme është që kafeja nuk duhet konsumuar 5-6 orë para se të flemë gjumë, pasi do të na shkaktojë pagjumësi dhe do të ndikoj në sistemin tonë nervor, thekson Altini.

Sa i takon kafes më qumësht, rekomandohet që të konsumohet me qumështin e tërshërës ose më një qumësht bimësh në qoftë se duam t’a zbusin” shtoi Altini në fund të bisedës./  S.M

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV