Trump drejt rikthimit në Shtëpinë e Bardhë/ Sondazhet: Nëse zgjedhjet do mbaheshin sot…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht akuzave që rëndojnë mbi të dhe hetimit të nisur, Donald Trump shihet si favorit për t’u zgjehdur President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas një sondazhi të kryer së fundmi nga “Bloomberg News” dhe “Morning Consult”, nëse zgjedhjet në SHBA do të mbaheshin sot, Trump do të fitonte ndaj Biden.

Ish-presidenti kryeson ndaj Biden në disa shtete kyçe, si Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Wisconsin, për shkak se zgjedhësit refuzojnë të mbështesin mesazhin ekonomik me të cilin Biden kërkon të rizgjidhet.

Trembëdhjetë muaj para zgjedhjeve, Biden ka një mbështetje prej 43% dhe mbetet pas ish-presidentit që me një mbështetje 47%, në përballjen kokë më kokë mes tyre në 5 nga 7 shtetet kryesore, megjithëse hendeku midis rivalëve ishte brenda kufirit më të madh të gabimit për secilin shtet individual.

Trump fitoi më shumë mbështetje pas deklaratave të tij në lidhje me situatën e krijuar së fundmi në Lindjen e Mesme, për luftën mes Izraelit dhe Palestinës. Ish-presidenti, duke folur në tubimin e tij presidencial në Cedar Rapids, dënoi sulmet dhe e përdori atë si një mundësi për të goditur edhe një herë rivalin e tij politik.

“Pushtimi i terrorit në territorin izraelit dhe vrasja e ushtarëve dhe qytetarëve izraelitë është një akt i egër që duhet të shtypet dhe do të bëhet. Si president, unë do të qëndroj edhe një herë me Izraelin. Do t’u presim paratë terroristëve palestinezë në ditën e parë”, u drejtua ai njerëzve që ishin pjesë e tubimit.

Trump shkoi më tej, duke thënë se marrëveshja e pengjeve ishte një katalizator i sulmeve, pasi SHBA i dha atyre 6 miliardë dollarë.

Lexo edhe :  Udhëheqësi sirian Sharaa premton një qeveri kalimtare gjithëpërfshirëse

“Lufta ndodhi për dy arsye. Shtetet e Bashkuara po japin dhe i dhanë Iranit  6 miliardë dollarë për pengjet.”- tha ai.

Në këmbim të lirimit të pesë amerikanëve të mbajtur në Teheran, administrata Biden ra dakord në gusht të lirojë 6 miliardë dollarë në fondet e ngrira të të ardhurave iraniane të naftës për qëllime humanitare.

Për këtë, republikani tha në një tjetër tubim në Waterloo, se Biden e kishte bërë SHBA-në të duket e dobët në skenën botërore.

“Sulmi izraelit u bë sepse ne perceptohemi si të dobët dhe joefektiv dhe me një udhëheqës vërtet të dobët. Ishte një sulm i madh me shumë njerëz të vdekur në të gjithë vendin. Kush do ta mendonte këtë?”, tha ai ndër të tjera.

Nga ana tjetër, Biden ka humbur pikë edhe për shkak të vendimit të tij për të vazhduar me ndërtimin e murrit mes SHBA-ve dhe Meksikës, një plan i nisur nga Trump kur u zgjodh si president.

Në atë kohë Biden e ka kundërshtuar planin dhe tashmë ka bërë një kthesë 180 gradë, duke u shfaqur i pavendosur në sytë e publikut./   S.M

Të fundit

Pakënaqësi të mëdha me doganat e reja amerikane

Në Kanada, Meksikë, Kinë por edhe në Bashkimin Evropian reagimet janë negative ndaj vendimit të presidenti Donald Trump për të rritur tarifat doganore...

“Është një organizatë kriminale”/ Elon Musk: USAID të shuhet

Manjati i teknologjisë Elon Musk ka deklaruar së fundmi se USAID është një organizatë kriminale dhe se ka ardhur koha që Agjencia Amerikane për...

Strategjitë e Malvis Hoxhës për ushqimin dhe shëndetin

Nga Fernada Cenko Në një intervistë ekskluzive, Malvis Hoxha, ekspert i ushqimit dhe nutricionit, ofron këshilla praktike për të ruajtur një ushqim të ekuilibruar sidomos...

Tjetër lëkundje e fortë sizmike në Greqi, njerëzit në rrugë

Vijon të jetë tepër problematike situata në orët e fundit në Greqi, ku një seri lëkundjesh sizmike ka përfshirë zonën e ishujve në Santorini. Vetëm...

CNN: Lëvizja studentore që po shkund themelet e pushtetit të Vuçiçit

Ditën e parë të nëntorit, Aleksandar Matkoviç ishte vonë për të kapur trenin. Udhëtimin e kishte nga Novi Sadi, në veri të Serbisë, për...

Lajme të tjera

Web TV