Vrapi mund të lehtësojë depresionin po aq sa mjekimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Universiteti Vrije në Amsterdam ka bërë një studim të ri, e cila krahasoi efektet e antidepresantëve dhe vrapimit në ankthin, depresionin dhe shëndetin e përgjithshëm gjatë një periudhe 16-javore

Universiteti Vrije në Amsterdam ka bërë një studim të ri, e cila krahasoi efektet e antidepresantëve dhe vrapimit në ankthin, depresionin dhe shëndetin e përgjithshëm gjatë një periudhe 16-javore.

Studimi përfshiu 141 pacientë që kishin depresion dhe/ose ankth. Atyre iu dha mundësia të zgjidhnin të merrnin antidepresantë SSRI (frenues selektiv të rimarrjes së serotoninës) ose të merrnin pjesë në terapi vrapimi të bazuar në grup për një periudhë 16-javore, sipas një njoftimi për shtyp nga universiteti.

Shumica e pacientëve, ku vetëm 96 prej tyre zgjodhën vrapimin, ndërsa 45 zgjodhën ilaqet kundër depresionit.

Për sa i përket shëndetit fizik, vrapimi tregoi përmirësime, ndërsa ilaqet kundër depresionit patën një ndikim paksa negativ.

Një pengesë e vrapimit ishte se kishte një shkallë shumë më të lartë të braktisjes, zbuloi studimi.

“Ky studim u dha njerëzve në ankth dhe depresion një zgjedhje në jetën reale, ilaçe apo ushtrime. Është interesante se shumica zgjodhën ushtrimet, gjë që bëri që numri në grupin e vrapimit të ishte më i madh se në grupin e ilaçeve”, tha studiuesja kryesore Brenda Penninx.

Grupi i antidepresantëve mori ilaçin Escitalopram, i cili përdoret për trajtimin e depresionit dhe çrregullimit të ankthit të përgjithësuar. Grupi i vrapimit mori pjesë në dy deri në tre seanca grupore “të mbikëqyrura nga afër” 45-minutëshe në javë.

Edhe pse më shumë njerëz zgjodhën terapinë e vrapimit, vetëm 52% e tyre i përmbaheshin rutinës së stërvitjes – ndërsa 82% e grupit të antidepresantëve iu përmbajtën ilaçeve të tyre, thuhet në njoftim.

Lexo edhe :  Zbardhet vendimi/ Të moshuarit që dalin pas 1 janarit 2025 në pension përfitojnë më shumë

Në fund të periudhës 16-javore, rreth 44% e njerëzve në të dy grupet treguan përmirësime në simptomat e depresionit dhe ankthit.

Ilaqet kundër depresionit janë “përgjithësisht të sigurt dhe efektiv” për shumicën e njerëzve, tha Penninx – megjithëse ato kanë efekte anësore të mundshme për disa njerëz, dhe nëse dëshironi të ulni dozën e antidepresantëve patjetër duhet të konsultoheni me doktorin tuaj, shtoi ajo.

“Gjetjet e studimit sugjerojnë se terapia e ushtrimeve mund të jetë një zgjedhje e mirë – dhe ndoshta edhe më e mirë – për disa pacientë. Megjithatë, stërvitja nuk duhet të konsiderohet si një “ilaç mrekulli”, pasi që ka ndikim të ndryshëm te individët”, tha Penninx./I.S

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV