Jamarbër Malltezi arrestohet në Aeroportin e Rinasit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arresti për Jamarbër Malltezin. Sipas burimeve të mediave, Jamarbër Malltezi është arrestuar në ambientet e Aeroportit të Rinasit  nga policia.

Sakaq, ai nuk dihet nëse po tentonte të ikte nga Shqipëria. Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha po hetohet për privatizimin të ish klubit sportiv “Partizani”.

Ai dyshohet të ketë konsumuar veprën penale pastrim parash.

Padia në SPAK për këtë dosje është dërguar nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në kohën kur ishte kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Konkretisht, bëhet fjalë për një pronë me rreth 10 000 m2, në qendër të Tiranës, e cila në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100 000 dollarë.    Klubi sportiv “Partizani” ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa sot mbi të  janë ngritur 17 kulla./I.S

Të fundit

Palët nuk ndryshojnë qendrim/ Dështon dhe përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të enjten – për herë të 23-të radhazi – ta konstituojnë përbërjen...

Kryemadhi për humbjen e Metës: Nuk shoh përgjegjësi, s’kam qenë lidere e fushatës së tij

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi tha për gazetarët para se të hynte në Kuvend se “karrigia e parlamentit nuk është as e Monikës dhe...

Kot lodheni

Nga Artur Ajazi Humbja e Partisë Demokratike në 11 Maj, ka nxjerrë sërish në diskutim “largimin“ e Sali Berishës. Mblidhen analistë, politikanë, fitues dhe humbës,...

Parlamenti mbylli punimet pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias!

Kreu i PD, Sali Berisha foli për mediat pas mbylljes s seancës së sotme parlamentare pas rreth 15 minutash. Ai e cilësoi parlamentin si një...

“Opozita pësoi një humbje turpëruese”, Xhaferraj: PD ka arritur fundin!

Në pritje të nisjes së seancës plenare, Ferdinand Xhaferri në një prononcim për mediat ka deklaruar se PD tashmë ka arritur fundin dhe zgjidhja...

Lajme të tjera

Web TV