Shqipëria drejt Euro 2024, tifozët në Gjermani do të udhëtojnë falas në verë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja jonë është shumë pranë kualifikimit për në Kampionatin Europian që do të zhvillohet në vitin 2024 në Gjermani.

Kompeticioni mbetet një pikë larg dhe kur kanë mbetur edhe dy sfida deri në fund gjithçka bëhet akoma dhe më e thjeshtë. Madje tashmë kanë nisur edhe prenotimet e tifozëve shqiptarë për të garantuar një biletë dhe mbështetur nga afër kombëtaren në Europianin e vitit të ardhshëm.

Për t’i ardhur në ndihmë ka menduar edhe UEFA, e cila do lejojë ata qytetarë që kanë një biletë për në stadium për të udhëtuar falas në transportin publik gjerman. Marrëveshja nënkupton që çdo mbajtës i biletës së ndeshjes do të ketë të drejtën e një karte udhëtimi 36-orëshe për ta përdorur në transportin publik në dhjetë qytetet pritëse pa kosto shtesë nga ora 06:00 e ditës përkatëse të ndeshjes deri në orën 18:00 të ditës tjetër.

Tifozët do të jenë në gjendje të udhëtojnë në mënyrë të qëndrueshme duke përdorur transportin publik pa pasur nevojë të blejnë ndonjë biletë shtesë. Në varësi të qytetit pritës, kompania gjermane e udhëtimit publik pret që rreth 70% e tifozëve të përdorin transportin publik kur udhëtojnë për të shkuar dhe u larguar nga stadiumi. Karta e udhëtimit do të përfshijë transportin publik në të dhjetë qytetet pritëse dhe zonat përreth./E.T

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV