Të dielën Maratona e Tiranës/ Rrugët që bllokohen nga sot dhe si mund të lëvizni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë të dielë Maratona e Tiranës mirëpret më shumë se 4,000 pjesëmarrës jo vetëm nga Shqipëria, por gjithashtu dhe nga vende të huaja.

Me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit më të madh sportiv që zhvillohet në vendin tonë, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash që do të prekin këmbësorët por edhe lëvizjen e makinave.

Kufizimet nisin që ditën e shtunë ku do të bllokohet bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pasi aty do të mbahet maratona “for run”, nga nxënësit e shkollave të Tiranës.

“Në datën 21 bllokohet bulevardi “Dëshmorët e Kombit. Por ky bllokim është i shkurtër. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve në datën 22 Tetor 2023 nga ora 08:00 deri në orën 16:00 për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv “Maratona e Tiranës 2023” të organizuar nga Bashkia Tiranë, në akset e mëposhtme:

– Në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me rrugën “e Elbasanit”, rruga “George W. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardin “Zogu I”, “Bulevardi i Ri”, rruga “Ded Gjo Luli”, rruga “e Durrësit”, rruga “e Kavajës”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri te ura Taivan, bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri te ura Taiëan, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”, më përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit”, tha Gentjan Vocaj, shef i qarkullimit.

Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake i bëjnë apel të gjithë personave që kanë parkuar makinat në zonat ku është vendosur sinjalistikë provizore nga bashkia t’i largojnë ato pasi në të kundërt mjetet do të merren me karotrec.

Lexo edhe :  Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion mbyll mandatin 14-mujor

Po ashtu rregulla të caktuara do të kenë edhe këmbësorët të cilët duhet të lëvizin vetëm në trotuar dhe për të kaluar nga një anë e rrugës në tjetrin duhet të ndjekin udhëzimet e punonjësit të policisë. Ky është viti i shtatë që në Tiranë organizohet maratona, ku pritet të ketë edhe fitues sipas disiplinave./  S.M

Të fundit

ZYRTARE/ Manaj befason me zgjedhjen e klubit të ri

Rey Manaj është zyrtarisht lojtar i Sharjah FC. Manaj ka firmosur për dy vite me ekipin e Emirateve të Bashkuara...

KQZ ia dha mandatin kushërirës së tij, KAS shqyrton sot ankimin e Lapajt

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve merr në duar fatin e mandatit të vetëm të fituar nga Nisma Shqipëria Bëhet që futi në sherr drejtuesit...

Pse turbulencat në aeroplan po bëhen më të shpeshta dhe më të rënda

Andrew Davies, menaxher projekti për ekspozitën e “Doctor Who”, po udhëton drejt Zelandës së Re kur shohin diçka që do të kujtojë jetën. Fluturimi i...

Tërmeti i fuqishëm në Oqeanin Paqësor, Japonia evakuon 1.9 mln banorë

Një tërmet me magnitudë 8.8, një ndër më të fuqishmit ndonjëherë, goditi gadishullin Kamçatka në lindjen e largët të Rusisë. Disa shtete, përfshirë SHBA-në dhe...

Valët e cunamit godasin brigjet e SHBA-së, ja kur pritet të shfaqen në pjesë të tjera

Valët e cunamit kanë filluar të godasin brigjet e SHBA-së, me valët e para që kanë arritur në brigjet e Hawaiit, sipas të dhënave...

Lajme të tjera

Web TV