A keni frikë nga arrestimi pas burgosjes së dhëndrit? Berisha sfidon SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme është pyetur nga gazetarët nëse i trembet një arrestimi të mundshëm pas dhëndri iu prangos mbrëmjen e sotme.

Ai tha se është i përgatitur për çdo gjë.

“Këto akuza janë politike. Sali Berisha është i përgatitur për cdo gjë për kauzën e tij. Është pjesë e kauzës time kjo betejë. Unë do të qëndroj me të gjithë forcën time, kudo.

Të akuzosh Sali Berishën për larje parash duhet të jesh i pafytyrë. Ata që firmosin gjëra të tilla nuk kanë as fytyrë dhe as karakter.” tha Berisha.

Mbrëmjen e sotme është arrestuar në aeroportin e Rinasit Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili më herët ka mbajtur edhe postin e Drejtuesit të Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike.

Dëshmitarët kanë parë policinë që ka shoqëruar zotin Malltezi në momentin që ka mbërritur në aeroport për të udhëtuar jashtë vendit, ndërkohë që arrestimi është bërë me urdhër të SPAK.

GJKKO vendosi masën “arrest me burg” për Malltezin, i cili është i dyshuar për pastrim parash dhe korrupsion. Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestro të të gjitha pasurive të tij./   S.M

Të fundit

Shkarkimet e drejtorëve, Berisha: Kocka për qytetarët, Rama hesht për Elbasanin

Takimet e kreut të qeverisë që nisën nga Vlora ku kërkoi largimin e të gjithë drejtorëve vendorë, për Sali...

Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit, eksperti: Lajm i mirë për ata që…

Banka e Shqipërisë ka ulur për vitin 2025 normën bazë të interesit, nga 2.75% në 2.5% për monedhën kombëtare Lek. Për herë të fundit...

Vullkanet vetëm shkatërrojnë? Jo, qytetet mund të ndërtohen me llavë

Lava, kjo masë përvëluese që shpërthen nga vullkanet dhe shkatërron gjithçka në rrugën e saj, është parë gjithmonë si një forcë e pamëshirshme e...

1976 – Operacioni Entebbe: Sulmi dramatik i komandove izraelite në Ugandë

Më 4 korrik 1976, një nga operacionet më të guximshme dhe spektakolare të shpëtimit në historinë moderne u zhvillua në aeroportin e Entebbes, në...

“Nuk e besova Ronaldon, por kishte të drejtë”. Vinicius zbulon këshillën që i dha CR7

Lojtari i Real Madrid, Vinicius Jr, ka folur hapur për një këshillë të rëndësishme që mori nga legjenda e klubit, Cristiano Ronaldo - një...

Lajme të tjera

Web TV