Arrestimi i Malltezit/ Si e “parashikoi” para 3 muajsh analisti Lorenc Vangjeli (Video)

Arrestimin e Jamarbër Malltezit të shtunën e 21 Tetorit 2023, analisti dhe gazetari Lorenc Vangjeli e ka parashikuar që në 17 Korrik të këtij viti në studion e emisionit Log.
“Unë po iu jap një lajm. Le të themi që në minutin e fundit është shmangur një incident në aeroportin e Rinasit kur doktor Berisha u kthye nga një vizitë private nga Gjermania, i shoqëruar nga një familjar i afërt i tij. Po bëhen gjithmonë e më të fortë zërat që pretendojnë se në oborrin e doktor Berishës mund të ketë probleme. Në oborrin e tij shumë të afërt!”, –është shprehur Vangjeli.
Kujtojmë se para dy ditësh, agjentët e BKH-së ekzekutuan për dhëndrin e Sali Berishës masën e sigurisë ‘arrest me burg’, të kërkuar nga dy prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai dhe firmosur nga gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme (GJKKO), Irena Gjoka i dyshuar për akuzën e korrupsionit pasiv dhe pastrim parash pas hetimeve disavjeçare lidhur me privatizimin e ish- Kompleksit Sportiv “Partizani”.
Gjithashtu për ish-kryeministrin Berisha është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes, por edhe ndalim i udhëtimit jashtë vendit./kb