RRËQETHËSE në Gaza/ Prindërit u shkruajnë emrat fëmijëve në trup që t’i identifikojnë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tashmë dy javë nga fillimet e luftimeve mes Izraelit dhe Palestinës, duket se konflikti sapo ka nisur.

Ndërkohë që Izraeli është treguar i pamëshirshëm dhe ka kryer bombardime të njëpasnjëshme duket se ata që e vuajnë më shumë janë civilët, fëmijët, të moshuarit, të rinjtë dhe gjithë të tjerët që janë të pafajshëm.

Trupat e tre fëmijëve shtrihen në një tabaka çeliku brenda asaj që duket të jetë një morg spitali në Gaza, me një këmbë të pantallonave të shtyra lart për të zbuluar shkrimin me bojë të zezë në lëkurën e tyre.

“Ne morëm disa raste kur prindërit shkruanin emrat e fëmijëve të tyre në këmbë dhe bark“, tha për CNN Dr. Abdul Rahman Al Masri, kreu i departamentit të urgjencës në Spitalin e Martirëve Al-Aksa.

Ai tha se prindërit ishin të shqetësuar se “çdo gjë mund të ndodhte” dhe askush nuk do të mund të identifikonte fëmijët e tyre. Ata mendojnë se janë në shënjestër në çdo moment dhe mund të plagosen, vriten ose masakrohen”, shtoi Al Masri.

Boja e zezë është një shenjë e vogël e frikës dhe dëshpërimit të ndjerë nga prindërit në enklavën me popullsi të dendur ndërsa Izraeli vazhdon ta godasë atë me sulme të pamëshirshme ajrore në hakmarrje për sulmet e Hamasit të 7 tetorit.

Mbikëqyrësi i dhomës në Spitalin e Martirëve Al-Aksa ku lahen trupat e pajetë e përshkroi të dielën si “një ditë të jashtëzakonshme”.

Duke refuzuar të përmendet emri, ai i tha CNN se numri i të vdekurve gjatë natës nga e shtuna në të dielën kishte tejkaluar 200 dhe i bëri jehonë asaj që kishte thënë Dr Al Masri.

“Ajo që vumë re sot është se shumë prindër shkruajnë emrat e fëmijëve të tyre në këmbë, në mënyrë që ata të identifikohen pas sulmeve ajrore dhe nëse humbasin. Ky është një fenomen i ri që sapo filloi në Gaza.”

“Shumë nga fëmijët janë të zhdukur, shumë prej tyre vijnë këtu me kafkat e tyre të thyera…dhe është e pamundur t’i identifikosh ata, vetëm me këtë shkrim ata mund të identifikohen.”/  S.M

Të fundit

Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranën dhe Durrësin në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të...

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin e vet në Rrogozhinë. Ky...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Lajme të tjera

Web TV