Grida Duma rrëfen ‘sekretin’ pse e mban dorën në xhep gjatë emisionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë ata që e ndjekin Grida Dumën e kanë vënë re me patjetër se një nga veprimet më idetifikuese është mbajtja e dorës në xhep. Veprim që është komentuar shpesh nga ndjekësit në rrjetet sociale.

E ftuar sot në “Wake Up” ajo ka shuar kuriozitetin e të gjithëve, pse mban dorën në xhep, duke shpjeguar se është një gjestikulacion për të krijuar fizionominë e imazhit të vetë. Ajo tregoi se “Top Story”, nuk zhvillohet më ulur apo në tavolinë dhe se kishte nevojë për një element të vetin mbështetës mendor që i jep sportivitet në sjellje.

“Besoj se në gjestikulacionin e kujtdo për të krijuar fizionominë e imazhit të vetë, secili ka nevojë për një tik. Pra dikush ka nevojë për një stilolaps, dikush ka nevojë të mbajë telefonin në dorë, dikush të mbajë një letër në dorë. Një njeri i cili duhet të rrijë, ju e shikoni që “Top Story” tani nuk zhvillohet më ulur, apo në tavolinë. Unë kam qenë pro kësaj sepse mendoj që gjuha e trupit flet e gjitha kur komunikon sidomos një politikan.

Politikani nuk bën show, flet vetëm me lirshmërinë që ka në gjestet e veta, me vetëbesimin që ka tek imazhi i vetë, qoftë edhe me stilin që ka, mënyrën si vishet dhe sa udated është ky që të prodhojë të ardhmen. Është e ardhmja? Pretendon që do të të japë të ardhmen? Po, në qoftë se ky një njeri në imazhin e vetë nuk e reflekton fare këtë, do të thotë që nuk lidhet me kohën.

Në këtë kuptim, në qoftë se unë e zhvilloj të gjithën “Top Story-n” në këmbë, secili ka nevojë për elementin e vetë mbështetës mendor që t’i japë një sportivitet në sjellje. Sepse po të jetë komplet statike, atëherë asnjë element nuk të ndihmon të rrish dy orë në atë pozicion. Duhet një tik i caktuar i cili të çlirojë ngarkesën dhe të komportohet mirë me veten. Unë nuk dua të bëj atë kthimin e përgjigjes që do të ishte shumë klishe që ma thonë miq që thoi që jam duke futur dorën në xhepin tim, në fund të ditës”, shprehet Grida Duma./E.Ç

Të fundit

Kërkimet vazhdojnë, rritet bilanci i tragjedisë në Teksas, 111 viktima dhe 172 të humbur

Tragjedia në Teksas të Shteteve të Bashkuara vazhdon që të rëndohet. Të paktën 111 persona humbën jetën dhe mbi...

Po fejohet?, Xheneta Fetahu ndan lajmin e befasishëm me ndjekësit

Lajme të papritura vijnë nga finalistja e BBVK3, Xheneta Fetahu. Me shumë gjasë, ajo është fejuar! Kjo lihet të kuptohet nga postimi i fundit në...

Plagë në trup dhe fyt i nxirë, detajet nga vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra!

23-vjeçari dyshohet se është rrëmbyer dhe më pas është vrarë, por blutë ende s’kanë saktësuar shkakun e vdekjes së tij. Gazetari Enver Doçi informon se...

Reformë e re ligjore për kontrollin dhe zhvillimin e territorit! Jo më toka të xanuna

Kryeministri Edi Rama ka reguar sërish lidhur me aksionin ndaj zaptimit të hapësirave publike në të gjithë vendin, ku ka paralajmëruar reforma të reja...

Raporti i kredive me probleme për individët ra në 2.9% vitin e kaluar

Individët u konfirmuan si klientët më të mirë të sektorit bankar shqiptar edhe vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, raporti...

Lajme të tjera

Web TV