Ka vetëm dy rrugë/ A do ta marrë policia me forcë Sali Berishën?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha, një nga personazhet kryesorë në 30 vitet e fundit në politikën shqiptare, ish-President dhe ish-kryeministër, e sfidoi Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatën, dy organe që kanë dalë nga drejtësia e re.

Paraditen e sotme deklaroi qartë dhe prerë se nuk do të shkojë në orën 14:00 në gjykatë, ku është thirrur për t’u pyetur dhe për t’u njohur me dy masat e sigurisë për dosjen “Partizani”.

Lideri historik i së djathtës, i izoluar jo vetëm nga SHBA dhe Britania, por që tashmë nuk mund të dalë edhe jashtë vendit, deklaroi se refuzon thirrjen dhe se ka vetëm një rrugë që të shkojë përpara drejtësisë; nëse i hiqet më parë imuniteti.

Ai kërkon që SPAK-u të veprojë, sipas tij, sikur e përcakton ligji dhe sikur ka ndodhur me deputetët e tjerë në të kaluarën, të çojë kërkesën në Kuvend për heqjen e imunitetit dhe pas votimit të Kuvendit i hapet rruga paraqitjes së tij.

Përballë kësaj situate ka vetëm dy rrugë; e para që SPAK-u të tërhiqet dhe të bëjë kërkesën në Kuvend për heqjen e imunitetit ose ta marrë me forcë Sali Berishën./   S.M

Të fundit

Doktori e “fjeti” mëndjen…

Nga Artur Ajazi Lere çfarë thotë, çfarë lexon dhe nxjerr në ekrane (video me vjedhje votash). Doktor Berisha e ka...

Gjyqi për “Partizanin”! Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me Andia Ulliri

Dosja “Partizani” do të gjykohej nga trupi gjykues i përbërë nga kryesuesja Elsa Ulliri dhe anëtarët Bib Ndreca dhe Rudina Palloi, të caktuar me...

Tragjedia e “Soyuz 11”, tre kozmonautë sovjetikë vdesin në heshtje

30 qershor 1971 Në heshtjen e thellë të kozmosit, ku nuk dëgjohet britmë e njeriut dhe çdo frymëmarrje është një akt inxhinierik, vdekja vjen pa...

Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat

Një variant i ri i Covid që tashmë po zëvendëson Nimbus po përhapet gjithnjë e më shumë në Europë. Xfg, i riemëruar Stratus nga...

“Enveri i ra tavolinës me grusht”, ish-ministri Lufter Xhuveli: Ma mbajti dorën gjatë

Këtë javë i ftuar në “E Diell”, ish-Ministri dhe agronomi i njohur, Lufter Xhuveli, ka bërë një rrëfim të rrallë. Ai ka rrëfyer për jetën...

Lajme të tjera

Web TV