Çadrat me vete/ Stuhi shiu, breshër dhe rrufe, çfarë ndodh me motin orët në vijim

Dita e sotme ka sjellë ulje temperaturash dhe vranësira në të gjithë territorin.

Gjatë drektës dhe mbasdite parashikohen reshje shiu në të gjithë territorin, ku në veriperëndim do të vijnë në formën e rrebesheve dhe stuhisë.


Gjithashtu gjatë ditës së sotme nuk do të mungojnë as shkarkesat elektrike dhe breshëri.

Më të rrezikuara mbeten qarqet e Shkodrës dhe lezhës, ku intensiteti i reshjeve do të jetë më i fortë.

Megjithatë deri në këto momente nuk ka asnjë alarm për përmbytje./   S.M