“Po luhet një lojë e madhe”/ Gazetari paralajmëron zhvillime të nxehta në politikë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha thotë se akuzat e ngritura nga SPAK ndaj Sali Berishës, përputhet me akuzat e ngritura nga SHBA dhe Britani e Madhe që e kanë shpallur ish-Kryeministrin person non grata për korrupsion.

Gazetari Hoxha e krahason akuzën e SPAK ndaj Berishës me tekstin e Sekretarit amerikan të Shtetit Blinken që ka shpallur non grata ish-Kryeministrin, për të cilat thotë se kanë ngjashmëri.

Sipas Hoxhës, hetimi ndaj Berishës për privatizimin e ish-kompleksit Partizani është një “lojë më e madhe”.

“Menjëherë pas veprimit që kreu SPAK, përfaqësuesi i ambasadës britanike që shkoi atje, kur dihet që Berisha ka një konflikt të hapur me Mbretërinë e Bashkuar për shkak të non gratës dhe qëndrimit të ashpër që ai ka mbajtur ndaj ambasadorit britanik. Ka qenë qëndrim permanent i Berishës, betejë të hapur me ata.

E dyta, përfaqësuesit e ambasadës amerikane që erdhën menjëherë të ndjekin procesin. Të gjitha çështjet, ne i kemi parë, që i kanë ndjekur përfaqësues të ambasadës amerikane, janë çështje që përfundojnë me verdiktin e SPAK-ut.

Berisha ka një betejë të hapur, me SHBA sepse i kanë dhënë statusin non grata, dhe me Mbretërinë e Bashkuar. Të dyja shtetet kanë qenë prezent në proces.

Prandaj po them që ky është një proces që Berisha është më mirë të shkonte dhe të përballej sepse akuza që ka ngritur SPAK-u çuditërisht po të lexosh tekstin të Antony Blinken, të drejtuesit të DASH, është fiks sikur e ka shkruar ai.

Lexo vendimin që ka ai për Berishën dhe pothuajse motamo është marrë nga atje është futur tek ky vendimi. Duket sikur ky vendim sot që është kaluar në gjykatë, shkon dhe përputhet me akuzën që ka bërë DASH dhe Mbretëria e Bashkuar.

Lexo edhe :  "Iku dhe më la jetim", letra e Artur Zhejit për vdekjen e të atit

Kjo nuk është një çështje kaq e thjeshtë, kaq e vogël këtu brenda. Unë e shoh pak më të madhe si lojë, nuk është një lojë lokale, kam hall se është një lojë më e madhe. Kudo që kanë ardhur ata të dy me atë fletoren me kuadrate, proceset s’ke çfarë i bën më”, tha Hoxha./   S.M

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV