SPAK e pret në gjyq!/ Berisha u jep urdhër demokratëve: Tani ngrihuni, shpërndahuni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një moment që Prokuroria e Posaçme ka ngritur kundër tij akuzën për korrupsion dhe gjykata e Posaçme e pret për t’u njohur me dy masat e sigurisë që i ka vendosur në kuadër të hetimeve për dosjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”, Sali Berisha u ka dhënë porosi demokratëve që të ngrihen në cdo cep të vendit në betejë kundër qeverisë Rama.

Theksoi dhe sqaroi se aksioni opozitar tani, nuk ka lidhje me akuzat e prokurorisë, por e lidhi me gjendjen ku ndodhet, sipas tij, vendi. “Tani është koha për betejë! Të ngrihemi! Askush të mos e lidhë me këtë që ndodhi, pasi kjo është dëshmi tjetër e radhës që na detyruan të shpallim betejën pa kthim. Kërkohet sakrificë nga cdo demokrat.

Të shpërndahemi në mbarë vendin në një emergjencë. Rezistencë me të gjitha format për të mbrojtur demokracinë dhe interesit kombëtar.

Nuk ndodh që një samit të përdoret kundër gjysmës tjetër të kombit dhe të kërkohet anulimi i vizave. Nuk ka tradhtar tjetër si Edi Rama.

Nuk mund të rrimë duarkryq. Të shpërndahemi në një takim me bazën tonë. Parlamentarët e filluan betejën, do të qëndrojnë aty, nuk e braktisin parlamentin” tha ai në mbledhjen e Kryesisë. Ditën e premte ka thirrur Kuvendin Kombëtar për hapat e tjerë të aksionit./   S.M

Të fundit

Daja i Endrit Shabanit bëhet ‘ekspert ligjesh’, letër KQZ-së: Mos prano dorëheqjet!

Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit, i cili ishte renditur i nënti në listën e mbyllur të kolicionit “Nisma...

20 mln euro, Granit Xhaka rikthehet në Premier League

Granit Xhaka bën rikthimin e bujshëm në Premier League, por këtë herë jo me Arsenal. Mesfushori shqiptar ka vendosur të mbyllë aventurën me Leverkusen,...

Kompanitë e basteve befasojnë Vllazninë, kuotat e konsiderojnë jashtë Evropës

Vllaznia do të përballet me Vikingurin këtë të enjte. Ndeshja në Islandë do të nisë në orën 20:45. Kompanitë e basteve kanë publikuar kuotat e...

Dalin detajet: gafa nga SPAK, u arrestua “fukarai” në vend të Ilir Lloshit

Gazetari Fatmir Popja ka treguar historinë e Ilir Lloshit, një qytetari të thjeshtë dhe fukara nga Elbasani, i cili u arrestua ditë më parë...

Gjendet trupi i pajetë i një burri pranë “Urës së Drinit të Zi”

Një trup i pajetë është gjetur sot rreth orës 16:00 në Kukës pranë “Urës së Drinit të Zi”. Policia bën me dije se personi...

Lajme të tjera

Web TV