William dhe Kate zgjidhen si çifti i veshur më mirë, lenë pas Beckhams dhe Harry e Meghan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Askush nuk është më elegant se ata. Sipas një renditjeje të bërë nga marka angleze e modës Karen Millen, William dhe Kate janë çifti i veshur më mirë në botë. David dhe Victoria Beckham, ikonat e modës të viteve nëntëdhjetë, mbeten pas në renditje. Dhe gjithashtu Harry dhe Meghan, të cilët madje duhet të kënaqen me vendin e pestë dhe një rezultat minimal.

Në vendin e dytë u rendit Justin Bieber dhe gruaja e tij modele Hailey, me gjashtë pikë nga dhjetë, të ndjekur nga Kendal Jenner dhe Bad Bunny.

Në vendin e katërt janë Taylor Swift dhe Travis Kelce.

Harry dhe Meghan, në vendin e pestë, morën vetëm 1.5 pikë, pavarësisht se Markle është ende personazhi më i kërkuar në përgjithësi në Google.

Pasojnë çifte të tjera të famshme – Harry Styles dhe aktorja Taylor Russell; Gigi Hadid dhe Cole Bennett; Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet. Por edhe më poshtë, në vendin e nëntë, shfaqen dy ikona të vërteta të modës, David dhe Victoria Beckham, të ndjekur nga Ariana Grande dhe Ethan Slater në vendin e dhjetë.

William shkëlqen me dritën e reflektuar të gruas së tij

William, le ta themi sinqerisht, siguroi vendin e parë falë Kate, e cila e vetme mbledh mesatarisht 381.4 milionë klikime në TikTok (Hailey Bieber, e dyta në listë, mund të mburret me “vetëm” 229 milionë), si dhe me më shumë se 72 mijë postime në Instagram për çdo hashtag të marrë në konsideratë nga studimi (Taylor Swift ka 43 mijë).

I vetëm, trashëgimtari i fronit anglez mbledh më pak se 8 mijë, por me lëvdata të veçanta të rezervuara për stilin e tij mbretëror elegant dhe të relaksuar.

Lexo edhe :  Mozzik hap biznes surprizë, kujt ia dedikon këtë hap reperi, publikon pamjet

Por cili është sekreti i William dhe Kate Wales?

Një zëdhënës i markës Karen Millen shpjegoi: sekreti i Princit dhe Princeshës së Uellsit është “një stil i matur që reflekton klas dhe përcjell idenë e luksit pa tërhequr shumë vëmendje”. Me një përfundim të pashmangshëm: “William dhe Kate janë shumë më përpara se çdo çift tjetër”./E.Ç

Të fundit

Nesër, dita kur vuloset fati i Adriatik Lapajt në politikë

Ankesa, rinumërime dhe beteja në Komisionin e Ankesave dhe në Kolegjin Zgjedhor. Përpjekjet e opozitës për të shpallur 11 majin...

Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE?

Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe akuza se qeveria e vendit...

Donnarumma gjen ekip në Premier League

Gianluigi Donnarumma, aktualisht pjesë e Paris Saint-Germain, është shumë pranë një kalimi te Manchester City pas marrëveshjes personale që ka arritur me kampionët e...

Rusi-Ukrainë: Shkëmbim i barabartë i 146 të burgosurve

Ministria Ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se një shkëmbim i të burgosurve të luftës është kryer me Ukrainën më 24 gusht, në të cilin...

Zjarr i fuqishëm në një gomisteri në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në një gomisteri në zonën e Shkozetit, në Durrës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje...

Lajme të tjera

Web TV