Dorian Duçka del nga SPAK, çfarë deklaroi para gazetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Mund të pyesin departamentit e drejtësisë në Amerikë”, kështu ka deklaruar Dorian Duçka pasi doli nga SPAK, ku u mor në pyetje për disa orë.

Para gazetarëve ai nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment lidhur me marrjen në pyetje.

Duçka është  një personazh i njohur dhe shumë i lakuar vitin e fundit për shkak të dosjes “McGonigal”.

Në dosjen e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së për Nju Jorkun, Dorian Duçka ishte prezantuar si këshilltari jozyrtar i kryeministrit Edi Rama.

Në muajin shtator të këtij viti, McGonigal i pyetur nga gjykatësja Colleen Kollar-Kotelly nëse kishte “informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan (Nick Muzin), që ishte regjistruar për të bërë lobizëm ‘për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama (PD e drejtuar nga Lulzim Basha), McGonigal u përgjigj “Po”.

McGonigal sipas hetimeve kishte marrë informacion për këtë lobist nga Duçka, pra këshilltari jo zyrtar i Edi Ramës. Gjithashtu McGonigal pranoi që ishte takuar disa herë me Kryeministrin Edi Rama duke filluar nga shtatori 2017, duke filluar nga takimi i parë më 9 shtator në prani të Duçkës.

Drejtësia amerikane e hetoi dosjen McGonigal, në Shqipëri opozita kishte akuza të shumta kundër Edi Ramës, dorëzoi edhe padi, por a kanë nisur hetimet? Përse u thirr Duçka? Zyrtarisht nuk dihet nëse Dorian Duçka është thirrur për këtë dosje./E.T

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV