Gjobat mbi xham do të vazhdojnë/ Specialisti i Rrugores: Jo të gjithë kanë akses online

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjobat mbi xhamat e makinave të parkuara gabim kur shoferi nuk është prezent, do të vijojnë të vihen nga ana e policisë.

Pavarësisht se gjobat online ishin pjesë e paketës së risive dixhitale të prezantuar dhe pritej të zëvendësonin fletë-gjobat, specialisti i Policisë Rrugore, Gerhard Baka tregon  se janë hasur disa kundërshti nga qytetërt për shkak të aksesit në celularë tek aplikacioni “E-Albania”, dhe për këto arsye do të vijojnë edhe me metodën e vjetër të masave administrative.

Një tjetër risi për sa i përket ndëshkimit të shoferëve që parkojnë gabim dhe që krijojnë trafik, ishte aplikimi i zhvendosjes me karrotrec të këtyre automjeteve, por specialisti I qarkullimit rrugor Gerhard Baka u shpreh se jemi ende larg ndërgjegjësimit të shoferëve për të mos lënë makinë në parkim dysh.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe për të gjithë qytetarët, që të denoncojnë çdo rast të shkeljes së këtyre rregullave./  S.M

Të fundit

Rama ultimatum bankave të nivelit të dytë/ Interesi i kredive do jetë deri në 2 përqind

Kryeministri Rama ka dhënë një mesazh dhe për bankat e nivelit të dytë lidhur me kredinë për bujqësinë. Ai...

Irani pezullon bashkëpunimin me inspektorët e huaj bërthamorë

Irani e pezulloi përkohësisht bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA). Presidenti Masoud Pezeshkian e nënshkroi legjislacionin përkatës, raportoi të mërkurën agjencia e lajmeve...

“Do pezullojmë totalisht AKU”/ Paralajmëron Rama: Më shumë bën dëm se sa rregullon

Në fjalën e tij në mbylljen e ditës së parë të dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Kryeministri Edi Rama kërkoi që të nxirret...

Lufta në Gaza/ Pse Netanyahu do armëpushim 60-ditor dhe jo të përhershëm?

Në luftën e gjatë të Gazës, ky është një moment i rëndësishëm. Për palestinezët e enklavës, për pengjet izraelite dhe familjet e tyre, ky...

Helikopteri i ushtrisë së Ugandës shpërthen në flakë në aeroportin somalez

Një helikopter ushtarak i Ugandës u rrëzua dhe u përfshi nga flakët në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytetin e Somalisë, duke vrarë pesë persona në...

Lajme të tjera

Web TV