I del emri për SPAK, Dorian Duçka shkon para prokurorëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dorian Duçka është paraqitur mesditën e sotme në SPAK. Ai është  një personazh i njohur dhe shumë i lakuar vitin e fundit për shkak të dosjes “McGonigal”.

Në dosjen e ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së për Nju Jorkun, Dorian Duçka ishte prezantuar si këshilltari jozyrtar i kryeministrit Edi Rama.

Në muajin shtator të këtij viti, McGonigal i pyetur nga gjykatësja Colleen Kollar-Kotelly nëse kishte “informuar Prokurorin e Departamentit të Drejtësisë për një hetim të mundshëm kriminal për një shtetas amerikan (Nick Muzin), që ishte regjistruar për të bërë lobizëm ‘për një parti që nuk ishte e kryeministrit Rama (PD e drejtuar nga Lulzim Basha), McGonigal u përgjigj “Po”.

McGonigal sipas hetimeve kishte marrë informacion për këtë lobist nga Duçka, pra këshilltari jo zyrtar i Edi Ramës.
Gjithashtu McGonigal pranoi që ishte takuar disa herë me Kryeministrin Edi Rama duke filluar nga shtatori 2017, duke filluar nga takimi i parë më 9 shtator në prani të Duçkës.

Drejtësia amerikane e hetoi dosjen McGonigal, në Shqipëri opozita kishte akuza të shumta kundër Edi Ramës, dorëzoi edhe padi, por a kanë nisur hetimet?

Përse u thirr Duçka? Zyrtarisht nuk dihet nëse Dorian Duçka është thirrur për këtë dosje./S.M

Të fundit

Jetonte vetëm dhe në kushte të vështira, emri i 52-vjeçares që humbi jetën në Pogradec

Një 52-vjeçare ka humbur jëtën në orët e para të mëngjesit pasi u asfiksua nga zjarri që përfshiu banesën...

Vrasja e dezertorëve, Stalini shpall Urdhrin nr. 227: “Asnjë hap pas!”

28 korrik 1942 – Lufta e Dytë Botërore: Nga Leonard Veizi Filmi “Enemy at the Gates”, - ku interpreton aktori i famshëm britanik Xhud Lo,...

Grekët “vajtojnë” për shqiptarët? Mungojnë punëtorë në turizëm

Industria e turizmit në Greqi po vuan nga një mungesë akute e stafit. Ajo mbështetet te punëtorët e huaj. Por Athina po i pengon...

Zjarret masive në Turqi, 3,500 qytetarë evakuohen nga Bursa, katër viktima (VIDEO)

Më shumë se 3,500 banorë u evakuuan nga shtëpitë e tyre të gjatë fundjavës përreth qytetit industrial të Bursës, në veri-perëndim të Turqisë, për...

Muskujt kundër mendjes

Nga Lutfi Dervishi Një polic godet me shpullë një kamarier 18-vjeçar. Fadroma që shembin shtëpitë në Theth. Policë në pozicion luftimi. Mungoi vetëm desantimi i...

Lajme të tjera

Web TV