Kush është pa leje qëndrimi…/ Gjermania miraton rregulloren e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelari Olaf Scholz e kishte paralajmëruar që në shkurt një hap të tillë, kur tha përpara Bundestagut se “kush nuk ka këtu të drejtë qëndrimi, duhet të largohet nga Gjermania”. Por është më e lehtë të thuhet, se të veprohet, thonë mediat vendase.

Janë rreth 280.000 vetë në situatë të tillë që do të duhet të largohen nga vendi. Megjithatë, në katër nga pesë raste dëbimi është pezulluar.

Shumica e këtyre personave kanë llojin e lejes Duldung, për shembull për shkak të gjendjes së sigurisë në vendin e tyre, sepse janë të sëmurë ose u mungojnë dokumentet.

Nga ana tjetër, shumë dëbime nuk arrihet të kryhen, sepse personat që duhet të dëbohen, u fshihen autoriteteve. Disa kohë më parë, ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser paraqiti idetë e para se si mund të bëhen më efektive dëbimet.

Para dy javësh politikania socialdemokrate prezantoi draftin e projektiligjit; tani, kabineti qeveritar gjerman ia dha përfundimisht OK-in rregullores së re që parashikon më shumë kompetenca për policinë dhe më shumë kohë për autoritetet për përgatitjen e dëbimeve.

Kështu ata që duhet të dëbohen nga Gjermania mund të mbahen më gjatë në të ashtuquajturin “Abschiebehaft”, burgim për një kohë të caktuar, që nuk nënkupton dënim të personit, por përgatitjen e dëbimit në 28 ditë jo 10 ditë si deri më tani.

Nga ana tjetër kontrabandistët do të dëbohen më shpejt. Projektligji megjithatë është pritur me kritika edhe brenda koalicionit qeveritar.

Disa pjesëtarë te Partisë Socialdemokrate, SPD dhe Të Gjelbërve i përshkruan këto si ndërhyrje masive në të drejtat themelore të njeriut./   S.M

Të fundit

Situata me zjarret/ Mbrojtja: Janë evidentuar 52 vatra zjarri. Shuhen 46 prej tyre

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 52 vatra zjarri, ndër të cilat 2 janë ende aktive, 4 vatra...

Ambasada amerikane: Liderët e Kosovës të gjejnë zgjidhje kushtetuese në javët e ardhshme

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka deklaruar se udhëheqësit politikë duhet t’i shfrytëzojnë javët në vijim për të gjetur një...

Fillon Operacioni “Frequent Wind” – Evakuimi dramatik i amerikanëve nga Saigoni

29 prill 1975 – Lufta e Vietnamit:  Më 29 prill 1975, ndërsa forcat e Vietnamit të Veriut përparonin drejt kryeqytetit Saigon të Vietnamit të Jugut,...

Shiu ‘pushton’Tiranën, qytetarët kapërcejnë rrugët e mbushura plot me ujë (Foto)

Në mënyrë krejt të papritur, moti ka “marrë kthesë” dhe sot ka rënë shi i konsiderueshëm në vendin tonë. Në Tiranë, prej orësh po bie...

107 aksidente rrugore vetëm në qërshor/ Kujdes nga të rinjtë “përplasen” më shumë

Në muajin Qershor 2025 numërohen 107 aksidente rrugore, nga të cilët 140 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur), sipas shifrave të...

Lajme të tjera

Web TV