Prekëse/ Po raportonte sulmet në Gaza, gazetari merr lajmin tragjik gjatë raportimit LIVE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari i Al Jazeera, Wael Dahdouh ka mbuluar pa pushim konfliktin mes Izraelit dhe palestinezëve që nga data 7 tetor, kur Hamasi sulmoi Izraelin.

Gjatë raportimeve mbi tmerret në Gaza, gazetarit i mbërriti lajmi se në mesin e viktimave ishin edhe anëtarët e familjes së tij.

Gruaja, vajza dhe djali i korresnpondentit arab të Al Jazeera humbën jetën kur një bombë ra mbi shtëpinë në të cilën ishin strehuar.

Ishte kryeredaktori i televizionit, Mohamed Moawad, që përcolli lajmin e trishtë në rrjetet sociale, duke e shoqëruar dhe me pamjet rrëqethëse të reporterit që përpiqet të mbajë veten, por tronditja dhe dhimbja është me fortë se ai.

 

“Gruaja, vajza dhe djali i gazetarit tonë të guximshëm Wael Dahdouh janë vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite që goditën shtëpinë në të cilën ata kishin gjetur strehë. Wael mësoi për lajmin e kobshëm ndërkohë që raportonte pandërprerë për sulmeve izraelite në Gazë”, ka shkruar Moawad.

Trupat dhe tanket izraelite  kryen gjatë natës një sulm tokësor në veri të Rripit të Gazës. Kjo u pohua edhe nga Ushtria e Izraelit e cila njoftoi se kishte goditur disa objektiva të militantëve, me qëllimin që “të përgatiste fushëbetejën” për pushtimin e pritshëm tokësor të enklavës, pas më shumë së dy javë bombardimesh shkatërruese që kanë marrë me mijëra jetë njerëzish në këtë territor./   S.M

Të fundit

Premtimi i madh i Barcelonës: 2026 me sulmuesin e madh!

Përtej zhgënjimit për merkaton e dobët që klubi këtë verë, Hansi Flick ndihet pozitiv për faktin që katalanasit nuk...

Ambasadori amerikan: SHBA do stabilitet në Ballkan

Në një nga panelet e Forumit Strategjik të Bledit, ambasadori amerikan në NATO, Matthew G. Whitaker, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po...

BE jep 1 milion euro fonde dhe 130 ton pajisje për Afganistanin

ashkimi Europian ka ofruar 1 milion euro fonde dhe rreth 130 ton pajisje si ndihma humanitare për Afganistanin, që është goditur nga një tërmet...

Grupet kriminale nga Ballkani po zgjerojnë rolin e Afrikës në tregtinë e kokainës

Grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor, të cilat janë ndër trafikanët kryesorë të kokainës në Evropë, po konsolidojnë praninë e tyre në Afrikën Perëndimore, duke...

Sondazhi: Shqipëria, më entuziastja për anëtarësimin në BE

Një sondazh i publikuar së fundmi nga Eurobarometri tregon se 56% e qytetarëve të Bashkimit Evropian janë në favor të zgjerimit të mëtejshëm të...

Lajme të tjera

Web TV