Afera “Partizani”/ Kreshnik Spahiu ‘zbërthen’ skenarin e ish-presidentit Meta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juristi Kreshnik Spahiu në një studio televizive tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij i shkon thirrja nga SPAK.

Edhe pse që prej ditës kur është dhënë masa e sigurisë për ish-kryeministrin Berisha, nuk dihet vendndodhja e Ilir Metës, juristi Spahiu tha se ai nuk do arratiset, por është duke monitoruar situatën e duke fituar kohë.

“Unë jam nga ata që ndonëse Meta është larguar në të njëjtën ditë që ndodhën arrestimet, unë jam nga ata që besoj se Meta nuk do kërkojë azil politik dhe nuk do të arratiset nga Shqipëria. Unë jam nga ata që besoj se Ilir Meta është fshehur dhe po qëndron në distancë, për të monitoruar situatën se çfarë do të ndodhë dhe një nga arsyet që unë besoj se Meta do të kthehet është mos arrestimi i Berishës.

Duke qenë se Berishës i është vendosur një masë proceduriale e lehtë, siç është detyrimi për paraqitje, duke qenë se ai po shmang qoftë kontaktin me prokurorinë, me policinë dhe po fiton atë lirinë fizike, kjo përbën një motiv dhe një arsye më shumë që Ilir Meta ta konsiderojë si një precedent pozitiv, që do të thotë ish-kryeministra dhe ish-president nuk hetohen duke u arrestuar.

Ndaj besoj se do jetë i gatshëm dhe prezent për një apo dy dosje të hapura”,-tha juristi Kreshnik Spahiu duke shtuar se në këtë moment Meta po e shikon nga larg këtë proces, pasi në këtë formë monitoron situatën, rrit kontaktin dhe fiton më shumë kohë./e.t

Të fundit

TRAGJIKE! Një minierë qymyri shpërthen në veri të vendit, pesë persona humbin jetën

Një shpërthim në një minierë në Asturia, në Spanjën veriore të hënën në mëngjes ka vrarë pesë persona dhe...

Zgjedhjet e 11 majit/ Analisti Leka: Pasaporta europiane, kali i betejës së Ramës

Analisti Martin Leka thotë se pasaporta europiane, të cilën Edi Rama e premton, është kali i betejës së kryeministrit, për zgjedhjet parlamentare të 11...

Shtyhet afati për Deklaratën ‘DIVA 2024’/ Ja data e re për tatimpaguesit

Shtyhet afati për dorëzimin e Deklaratës 'DIVA 2024', e njoftuar fillimisht për ditën e sotme. Ministri i Ekonomisë, Petrit Malaj ka njoftuar nëpërmjet një postimi...

Berishës i duhet La Civita për 12 majin

Nga Mero Baze Më shumë se një muaj më parë u bë lajm fakti që Berisha ka marrë këshilltar fushate dikë që ka punuar dhe...

Spiropali i ‘rrëmben’ Sali Berishës kryebashkiakun e Kavajës

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka qenë në Kavajë, në një vizitë ne Muzeun Etnologjik. Bashkë me të ka qenë edhe presidenti Bajram Begaj. Por ajo është...

Lajme të tjera

Web TV