I madhi i letërsisë që u sherros me Kishën dhe humbi “Nobel”-in për një votë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Leonard Veizi

 

Të rrallë janë letrarët si ai. Rebel aq sa të merrte përsipër të vinte në provë e dyshim atë për të cilën njerëzimi ka shkaktuar luftëra të panumërta. Dhe një gjë të tillë ai e ka bërë në mënyrë të vazhdueshme, pa u tunduar nga presionet e mallkimet.

U akuzua për sakrilegj, ndërkohë që Kisha Ortodokse kërkoi ndalimin e veprës së tij letrare. Konflikti nuk rreshti deri me vdekjen e shkrimtarit, ndërsa në pllakën e varrit të tij është shkruar një epitaf, marrë nga libri “Asketika”: “Nuk shpresoj asgjë. Nuk i frikësohem kujt. Jam i lirë!”…

…Njihet si  prozatori më i shquar i letërsisë bashkëkohore greke dhe një ndër mjeshtrat e romanit të shekullit të XX. Por njihet gjithashtu dhe si një personalitet poliedrik: poet, shkrimtar prozator, eseist, kritik letrar, publicist, përkthyes i letërsisë, dramaturg, politikan etj. Ai do të klasifikohet si një ndër shkrimtarët grekë më të mëdhenj të të gjithë kohërave.

Në bibliotekën personale qëndrojnë si gur i çmuar dy nga romanet e tij: “Kapedan Mihali”, i përkthyer nga Enver Fico që në botimin e parë prej 499 faqesh të bërë nga shtëpia botuese “Naim Frashëri” në 1973 mban titullin “Ja vdekje, Ja liri”. Romani tjetër në krah të tij është “Tundimi i fundit” prej 508 faqesh i ardhur në shqip nga Romeo Çollaku dhe botuar nga shtëpia botuese “Pegi” në vitin 2015. Do të duhej të ishte edhe “Zorba” për të plotësuar një trilogji të denjë të shkruar nga dora e të njëjtit autor. Por kjo është një mungesë për të mos u marrë parasysh, përderisa librat e tij janë në qarkullim dhe libraritë funksionojnë.

Ai nuk mbeti vetëm në kufijtë e shtetit grek, apo dhe më tej në trevat greko-folëse. Fama e tij u përhap fort në botën anglisht-folëse për shkak se disa nga librat e tij u kthyen në realizime kinematografike. Dhe këtu vendin e parë e mban “Zorba”.

Vepra më përfaqësuese e shkrimtarit të shquar grek – që është përkthyer në gjuhën shqipe nga Stavri Dajo, – në vitin 1964, realizuar dhe si film nga regjisori greko- qipriot Mihalis Kakojanis, ku një vlerë të veçantë pati interpretimi si protagonist i aktorit me famë Antoni Kuin por dhe i aktores Irenë Papas. Ky roman ka disa versione si titull: “Greku Zorba” apo “Jeta e Aleksis Zorba”, por në versionin origjinal ai vjen në shqip si: “Jeta dhe kultura e Aleks Zorbës”.

Ashtu siç shkruan dhe Dr. Stavri J. Dajo, përkthyesi i Zorbës, pikërisht në parathënien e këtij romani, “Nikos Kazanxaqis drejtësisht evidentohet si shkrimtari bashkëkohor grek me më shumë përkthime në botë, madje bashkë me Orhan Pamukun (çmimi Nobel, 2006) dhe Ismail  Kadarenë janë tre shkrimtarët më të përthyer të Ballkanit. Sipas regjistrimeve të Qendrës Kombëtare të Librit në Athinë, evidentohen më shumë se 580 botime të librit në botë, përkthyer në mbi 40 gjuhë të ndryshme”.

Lexo edhe :  Shqipëria në Bienalen e 19-të të Arkitekturës, Gonxhja: Tregues i transformimit tonë

Në gjuhën shqipe janë më së paku 14-të vepra të përkthyera të Kazanxaqit: “Greku Zorba”, “Tundimi i fundit i Krishtit”, “Udhëtoj nëpër Japoni dhe Kinë”, “Asketika”, “Udhëtim në Malin e Shenjtë”, “Udhëtim nëpër Itali, Egjipt, Sinai, Jerusalem, Qipro, More”, “Varfanjaku i Zotit”, “Ja vdekje, Ja liri”, “Krishti kryqëzohet përsëri”, “Vëllavrasësit”, “Zambaku dhe gjarpri”, “Heronjtë e mi – Biseda”, “Letër El Grekos”, “Komedi”.

Romani “Zorba”  përbën një kulminacion, dhe cilësohet si nga veprat më të njohura të shkrimtarit duke u kualifikuar ndër 100 librat më të mirë të të gjitha kohërave të letërsisë botërore, – sipas Qendrës Norvegjeze të Librit, publikuar në vitin 2002.

Po kush ishte Nikos Kazanxaqi?

Materialet e sugjeruara për të janë të panumërta: U lind në Iraklio të Kretës më 18 shkurt 1883. Në vendlindje mori shkollimin bazë ndërsa më pas në ishullin Naksos ndoqi një gjimnaz francez. Në Athinë do të ndiqte studimet për drejtësi dhe fitoi tituj akademikë. U martua në vitin 1911 me Galatea Aleksiu; por çifti u divorcua në vitin 1926. Në 1945 martohet me Eleni Samiou.

Botimi i tij i parë regjistrohet në vitin 1906, kur autori ishte ende shumë i ri. Në vitin 1919 Eleftherios Venizelos e emëron Drejtor të Përgjithshëm të Ministrisë së Asistencës Sociale me mision të posaçëm riatdhesimin e grekëve nga Kaukazi pas ndjekjeve dhe spastrimeve etnike. Ishte një përvojë e hidhur të cilën më vonë Kazanxaqis do ta përdorë si lëndë të parë për romanin “Krishti kryqëzohet përsëri” më 1954.

Kazanxaqi ka qenë 14 herë kandidat për çmimin letrar “Nobel” nga viti 1937-1957 me propozime kryesisht nga organizma ndërkombëtarë. Më 1957, ai e humbi çmimin para Albert Kamysë, për vetëm një votë. Dhe ishte ky ccasti kur ai po lëngonte në shtratin e spitalit, por që nuk e pengoi t’i dërgonte një telegram urimi nobelistit më të ri francez.

Më 26 tetor të vitit 1957, në Freiburg të Gjermanisë u shua një nga yjet botërorë të letërsisë. Ishte 74 vjeç.

…dhe mbetet një nga autorët më të rëndësishëm të përkthyer nga greqishtja në shqip…

Të fundit

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën...

Me tren në Kiev/ Liderët europianë dhe Trump njëzëri: Të ndalet lufta!

Liderët europianë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një armëpushim 30-ditor pa kushte, duke filluar nga dita e hënë. Keir Starmer i Britanisë...

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor gati të shpërthejë

Një nga vullkanet më aktivë nënujorë në botë, Axial Seamount, i vendosur rreth 400 kilometra larg bregut të Oregonit dhe 1.4 kilometra nën sipërfaqen...

Korrupsion aktiv në zgjedhje/ SPAK dhe policia e Kukësit shpallin në kërkim 2 persona

Policia në Kukës ka shpallur në kërkim 2 persona, pasi akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë...

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

Një ditë para zgjedhjeve të 11 majt, nuk mungojnë denoncimet nga partitë politike. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një rast të...

Lajme të tjera

Web TV