Ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë, Stefan Capaliku shkrimtari i vitit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimet Kombëtare të Letërsisë një nga eventet më të rëndësishme të skenës letrare të një viti, janë ndarë dje në një ceremoni të posaçme nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. E pranishme në këtë ceremoni Ministrja e Kulturës Elva Margariti e quajti vitin 2023 një vit të mirë për kulturën e librin, duke kujtuar dy ngjarje të rëndësishme si prania e Shqipërisë në Panairin e Librit në Torino, dhe hapja e aneksit të Bibliotekës së re Sotir Kolea.

Për Drejtoreshën e QKLL-së, Alda Bardhyli, këto çmime janë një tablo e letërsisë që bëhet sot në vend, dhe në vite kanë qenë një motiv i rëndësishëm për librin dhe autorin shqiptar. Juria e këtij viti u kryesua nga Akademik Mehmet Kraja, dhe anëtarë Shezai Rrokaj, Saverina Pashaj, Aida Tuci dhe Mimoza Hysa. Çmimi “Vëllimi më i mirë poetik i vitit” iu dha poetes Olimbi Velaj për librin “Lumturia e të tjerëve” me motivacionin: “për ndjeshmërinë dhe sinqeritetin e mendimit, për origjinalitetin dhe gjuhën poetike mjeshtërore e të drejtpërdrejtë”.

Ndërkohë, çmimi “Përkthimi më i mirë i vitit” iu dha përkthyeses Mira Meksi për librin “Vjeshta e patriarkut”, G. G. Marquez me motivacionin: “për përkthimin e romanit e cila vjen në një shqipe të pasur me një sintaksë pabesueshmërisht të qartë që jo vetëm respekton stilin e autorit por edhe sjell me autencitet një shumësi zërash, një përrua fjalësh, figurash, me muzikalitetin e një fuge baroke”. Çmimi “Vëllimi më i mirë me tregime i vitit” iu dha shkrimtarit Behar Jacaj për librin “Hoteli përbri kishës” me motivacionin: “për një pasqyrim psikologjik të pështjellimit të botës së brendshme të njeriut të kohërave të sotme, përmes një rrëfimi të zhdërvjellët, me gjuhë të pasur dhe situatë befasuese”./e.t

Lexo edhe :  Lyerja e vezëve të Pashkës/ Tradita e veçantë me një kuptim simbolik

foto galeri

foto galeri

  • foto galeri

Të fundit

Paundi në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 20 prill 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.4 lekë dhe do të shitet...

Tërmet në Itali, lëkundjet ndihen në disa zona

Një tërmet me magnitudë 3.4 është regjistruar në orën 03:55, në provincën e Potencës, në jug të Italisë. Epiqendra e tij është lokalizuar në...

Nga taksat te pagat dhe investimet, çfarë premtojnë partitë për ekonominë

Taksat, rregullime ligjore për një ekonomi konkurruese dhe sektorët prioritarë për një model ekonomik të qëndrueshëm. Alternativat që sjellin programet ekonomike të partive politike...

Besimtarët e krishterë festojnë sot Pashkët, Rama mesazh urimi

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për Pashkët. Kreu i qeverisë ka ndarë në rrjete sociale foton e një fëmijë...

“U kry ç’do sen!”/ Gjesti fiton Big Brother Vip Albania 4, fjalët e para pas triumfit

Ëndrra bëhet realitet… 120 ditë në atë shtëpi të cilat përmbyllen me çmimin e madh 100 mijë euro! Pas një edicioni spektakolar, publiku ka zgjedhur...

Lajme të tjera

Web TV