Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Kur shprehja e urtë thotë: “Mos të raftë qeleshja”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kastriot Kotoni

“ MOS TË RAFTË QELESHJA” thotë një shprehje tiranase, që në faktë do të thotë se poshtërimi i një burri “100 derhemsh tirons”, ndodh, kur atij i ka rënë qeleshja dhe ia shkelin të gjithë me këmbë.

Zotit Berisha liderit të “Foltores” po i ndodhë e njëjta gjë, poshtërimi në moshën e tretë dhe nuk ka për t’i ngel asnjë pikë nderi, që me sa duket sot e kësaj dite akrepat e drejtësisë së re, do të rrotullohen jo sipas projektit të vazhdimësisë së Partisë së Punës anëtarë i së cilës ka qenë deri edhe sekretar i partisë.

Ky njeri me detyrën më komuniste për të diskretituar kapitalizmin punoi me devotshmëri në drejtim të këtij objektivi. Çfarë nuk bëri me mashtrime për kapitalizmin alla shqiptarë si komunist, duke e shkatërruar çdo gjë që kish ngritur ky popull me djersën e tij. Mburret me letrat me “vrimë”, po si shpjegohet kjo fitore kur dihet, se kush dhe çfarë u privatizua me letrat me vlerë, le t’i hapim letrat, ndyshe po të kish një revolucion ekonomik të vërtetë, nuk do kishin emigruar mbi 2 milion shqiptarë.

Filozofia e kioskëzimit të Shqipërisë dhe teoria e “tokës së xanun”, janë faktet që ky gjeni i shkatërrimit të Shqipërisë, nuk ka pas asgjë pozitive për zhvillimin e përparimin e vendit. Misioni i tij i vetëm ka qenë dhe do të jetë mentaliteti komunist i cili në koshiencën e tij ka fjalën-“ E donit kapitalizmin?

Ja këtë do merrni, duke treguar gishtin e mesit dmth Ndoc Rrokun”. As atëherë kur i ndriste fytyra kur nën hundën e shtetit të tij policor shpërthyen piramidat, e as kur thoshte në vitin 1997 “Pas maje qiameti”. Kur iu rritën fëmijët dhe nuk la njeri nga Sorosi e Gejxh, pa i kërkuar falje e si i përgjëruar dhe i penduar e prunë në pushtet si një qen  të rahur.

Me pak makiazh e me imazh të ri, asnjëherë në ndryshim ia filloi me njerzit e tij besnik me të cilët kish shpërthyer depot e armëve, kish rrahur çdo zë opozitar dhe gazetar, kish spinuar me të majtë e të djathtë, e padyshim të gjitha ambasadat, ua besoj postet e hipotekave dhe kadastrave dhe taksave dhe hetimit tatimor, tani për t’i shërbyer në finalen e finaleve të ardhmen e fëmijëve. Siç duket tek shprehja e popullit “U rrit fëmija u dhje shtëpia”, u gjetën të gjitha amazonat e pronësimit pa kufij të të tyre.

Ky fenomen ka prekur qysh në kohë të lashta shumë princër e mbretër dhe presidentë e kryeministra kudo në botë, po padyshim edhe në Shqipëri nuk kish si të mos prekte edhe atë si shumë të tjerë. Kurajo për të bërë me shtetin sikur të ishte pronë private, tregon edhe shkallën e pushtetit autokratik dhe të korruptuar i cili mbasi i fton të tijët të korruptohen e më pas t’i përdor sipas qejfit për të firmosur kuturu, i bën bashkëpuntorë në krim dhe po dolën nga rreshti u tund letrat edhe i telendis më keq, se atyre që u ka rënë qeleshja.

Lexo edhe :  Pas vitit 1988, Demokratët kanë marrë më shumë vota në nivel kombëtar, por Republikanët…

Tellallët që kanë bërë zhurmuesin në mbrojtje të kësaj figure u dihen bëmat, por edhe sikur të heshtnin për ta është tepër vonë, se nuk janë të besueshëm , ata si çingihet të cilave kush ua fut parat në gjoks kakarisin e këndojnë për shtatë palë qejfe, pa thënë njëherë të vërtetën. Ose të verbon paraja dhe nderi i kapos, ose ke shkuar në rrugën pa kthim e përroit psikik.

Kur akuazat e drejtësisë së re bien mbi njerzit e pushtetit, osanarat e tyre u qajnë hallin të korruptuarve, biznes ore të keqen, jo tallava po tigan i zi realiteti ata janë si solucionet e “mastrolinos”, ta zbardhin faqen edhe “bythën e tiganit”, dhe nuk ka nevojë as për drejtësi të pavarur dhe as për shtet ligjor, se janë këta që ta bëjnë edhe gjyqtarin e prokurorin , se avokatin e qajnë si “Dife çingija”. Po mirë që do ta bëni të bardhën të zezë, po kjo drejtësia nuk është as e pushtetit dhe as si i do qejfi njërit a tjetrit, se unë nuk e di ku falen kjo lloj specie, kur kanë problem me ligjin?

Ty mua dhe qytetarit na duhet drejtësi e pastër, ndryshe pse u investua nga perëndimorët, kjo reformë ? Të vijnë e gjithë bota në samit e të thonë “ore duam reforma të prekshme” që të të ndihmojmë me para dhe projekte këtë si e lexoni ju? Nuk u besohej si duket që prokurorët dhe hetuesit e trajnuar nga amerikanët dhe evropianët do të hapnin dosjet e vjetra.

Po pse more ia ka ngenë bota, që për ca e ca, që kanë bërë rrumpallë me shtetin dhe pasuritë e shqiptarëve të degdisen edhe mijra emigrant rrugëve të botës. Nuk dinë të bëjnë një copë shtet shqiptarët? Po pse more ngelët ju të mësoni botën, se si duhet të jetë një aleat me përëndimin? Po pse more të mjerë kush e gëzoi këtë vend duke e vjedhur e rrjepur?

Asnjë dhe nuk ka për ta gëzuar. Pandëshkueshmëria nga drejtësia duhet të marrë fund, jo vetëm për të mirën e shqiptarëve, por edhe për rajonin dhe interesat strategjike të Shqipërisë në marrëdhënije me ndërkombëtarët. Bëni pyetjen, pse është shtuar aktiviteti kriminal i shqiptarë nëpër botë? I vetmi shkak është politika jonë e 32 vjetëve.

Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këto, apo hajde ti e vidh dhe hajde unë të shikoj ty, e vjedh dyfishin tënd, sepse ti më mësove të vjedh, kjo shkoll e sllogan hajdutësh duhet të mbyllet, se jemi delja e zezë për ekonominë më të pazhvilluar dhe me varfërinë më të skajshme në Evropë

Të fundit

Mes skandalit, rishfaqet fotoja në shtrat e Jennifer Lopez dhe “Diddy”

Fotografitë e Jennifer Lopez në shtrat me ish-in e saj Diddy, janë rishfaqur pas arrestimit të fundit të reperit....

Sovraniteti i Urdhrit Bektashi, Kryegjyshata Botërore: Mbështesim nismën

Kryegjyshata Botërore Bektashiane përgënjeshtron thashethemet e fundit të qarkulluara në media në lidhje me nismën e sovranitetit të Urdhrit Bektashi. Sipas një deklarate zyrtare, këto...

Izraeli e mohon: Nuk kemi asnjë lidhje me sulmin e shpërthimit të biperave

Izraeli ka mohuar të ketë ndonjë përfshirje në sulmin vdekjeprurës me biperat bombë, i cili plagosi mijëra njerëz në të gjithë Libanin dhe Sirinë. Presidenti...

Heidi Baci lë jashtë TV Ilnisa Agollin, rikthehen motrat Marina e Luana Vjollca

Tashmë nuk ka më surpriza, Heidi Baçi do të jetë në ekran sezonin e ardhshëm si moderatore e “Goca dhe gra”, një format ky...

Fedez i dedikon këngë, reagon Chiara: I pasinqertë, po shfrytëzon momentin

Fedez ka publikuar këngën “Haluçinacione Kolektive” dedikuar Chiara Ferragni-t. Në cover shfaqet trupi i tij që krijon një kafkë, vetëm pa të dhe teksti...

Lajme të tjera

Web TV