Letra prekëse e 26-vjeçares që u p*rdhunuar: Kam frikë, ata kanë njohje…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

26-vjeçarja nga Vlora, e cila disa ditë më parë u drogua dhe përdhunua nga tre të rinjtë Oltjano Tahiri, Gentiano Mehmeti dhe Albi Ceno ka qenë e pranishme mbrëmjen e sotme në studionin e emisionit “Piranja”.

Teksa e kishte të pamundur të tregonte dhimbjen mes fjalëve, ajo kishte vendosur që ta shprehte mes rreshtave. Ajo kishte shkruar se ndjehet e frikësuar pasi pasi tre të rinjtë janë “me para dhe të fuqishëm”, ndërsa ajo vjen nga një familje e thjeshtë.

“Kam vendosur te dal sonte ketu, pa fytyre per shkak të opinionit të njerëzve, por jo se jam me faj. Çfarë ka ndodhur e kam treguar, aq sa kam qenë e vetëdijshme. Nuk gënjej sepse akoma e kam para syve çdo gjë. U zgjova në spital dhe nuk pashë nënën time, por nënën e dikujt tjetër.

Edhe pse isha e përgjumur nuk më pyeti si jam, por më tha tërhiq çdo gjë që ke thënë. Normal që kam frikë sepse e di që ata kanë njohje, kanë lek dhe njohin njerëz. Ndërsa, unë vij nga një familje e thjeshtë që jetojnë në fshat. Por, nuk do e shkelin kurrë dinjtetin tim siç u munduan ta shkelin.

Do vazhdoj të them të vërtetën dhe kokën do e mbaj lart, edhe për ata që më shajnë dhe kërcënojnë, urrë nuk do të ndodhë me dëshirë ajo gjë prandaj do bërtas për të vërtetën time. Përdhunuesit do marrin atë që meritojnë dhe unë atë që meritoj.

Këto ditë kam marrë me mijëra mesazhe mbështetëse dhe i falenderoj”, shkruhej në letrën e 26-vjeçares, të cilën për shkak të emocioneve të forta të vazjës e lexoi moderatorja e emisionit, Dojna Mema./   S.M

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV