Erdogan i jep fund marrëdhënies me Izraelin, kujton “kufijtë e zemrës”…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dje Erdogan i dha fund procesit të rivendosjes së marrëdhënieve të Turqisë me Izraelin, ndërkohë që hapi “llogari” të reja në një delir antiperëndimor, teksa duke folur para qindra mijëra ndjekësve të tij arriti në pikën që jo vetëm të kujtonte “ kufijtë e zemrës”, por edhe të kërcënonte Izraelin se “mund të vijë papritur një natë…”. Turma iu përgjigjur liderit turk në mënyrë ritmike “dërgo ushtrinë turke…”.

Ai madje paralajmëroi Perëndimin se nëse kërkon një konflikt të ri Kryqtar-Gjysmëhënës, Turqia do të qëndrojë e vendosur.

Këto deklarata ai i bëri dje në prag të 100-vjetorit të krijimit të Shtetit modern Turk, duke dhënë shenjën e kthesës së përgjithshme që po tenton lideri turk duke braktisur përfundimisht kemalizmin laik dhe orientimin perëndimor.

Reagimi i parë i Izraelit erdhi me njoftimin e Ministrit të Jashtëm E. Cohen për një tërheqje të menjëhershme të të gjithë personelit diplomatik nga Turqia për të “rivlerësuar” marrëdhëniet Turqi-Izrael dhe është e qartë se do të kalojë një kohë shumë e gjatë para se të bëhet e mundur rivendosja, madje edhe komunikimi mes dy qeverive.

Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara akuzoi Erdoganin për antisemitizëm dhe theksoi se “gjarpëri mund të mbetet vetëm një gjarpër”, ndërsa ministri i Energjisë i Izraelit tha se Erdogan “tregoi fytyrën e tij të vërtetë si përfaqësues i Vëllazërisë Myslimane që mbështet terrorizmin e Hamasit”.

Prej ditëve të mëparshme T. Erdogan ishte ftuar të merrte pjesë në mitingun e madh të organizuar nga partia e tij në Stamboll për mbështetje në Gaza, i cili natyrisht u kthye në një tubim masiv kundër Izraelit dhe Perëndimit.

Gjatë fjalës së tij, lideri turk, duke dashur të shpjegojë interesimin e tij për Gazën, kujtoi teorinë e “kufijve të zemrës”, në të cilën u sigurua të përfshinte… Selanikun.

Lexo edhe :  FOTO/ Prag tragjedie, avioni përmbyset në pistën e aeroportit të Torontos teksa po ulej

“Ne mbrojmë Gazën, siç kemi bërë në të kaluarën në Traki, në Ballkan, në Kaukaz, në çdo cep të brigjeve të Mesdheut Lindor, në Azinë Qendrore, në Azinë Jugore, në të gjithë Afrikën, me pak fjalë, kudo ku arrinin horizontet tona… .

Sot, disa njerëz e shohin Gazën si një vend të largët, një vend që nuk ka të bëjë fare me ne. Megjithatë, një shekull më parë, për këtë komb, për këtë vend, Gaza nuk ndryshonte nga Adana.

Ashtu si Edirne nuk ndryshonte nga Shkupi, Kirklareli nuk ndryshonte nga Selaniku, Mardini nuk ndryshonte nga Mosuli, Gaziantepi nuk ndryshonte nga Alepo, Gaza ishte pjesë përbërëse e atdheut tonë…

Ne ishim të ndarë nga të gjitha këto vende që ata janë po aq tonat sa gjaku ynë, jeta dhe dashuria jonë…”/   S.M

Të fundit

Kthjellime dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore...

Horoskopi, e diel, 23 shkurt 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

DASHI Kjo ditë në fund të shkurtit do të jetë paksa e veçantë: Kujdes sepse do të ndiheni të ndarë mes dy gjendjeve shpirtërore, dëshirës...

Barcelona merr një fitore komode në fushën e Las Palmas dhe ruan kryesimin e La Ligës

Barcelona bëri detyrën në transfertë ndaj Las Palmas, duke triumfuar 0-2 në duelin e vlefshëm për javë e 25-të të La Ligës.  Golat e Dani...

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot në platformën X një postim...

Interi vuan por fiton ndaj Genoas, zikaltërit marrin përkohësisht kreun e Serie A

Interi mposhti minimalisht 1-0 Genoan në duelin e vlefshëm për javën e 26-të të Serisë A. Falë këtij triumfi, zikaltrit e Inzaghit kanë marrë...

Lajme të tjera

Web TV