”Një komb pa opozitë, një komb pa shpirt”/ Berisha thirrje: Tani është koha të ngrihemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë thirrje që demokratët dhe opozitarët të ngrihen në betejë kundër regjimit të Edi Ramës.

Me një video mesazh në faqen e tij në Facebook, kryedemokrati shprehet se ora e fitores po afron dhe prandaj të gjithë  duhet të bëhemi bashkë dhe të luftojmë këtë qeveri që i ka shpallur luftë opozitës dhe pluralizmit në vend.

‘Ka 8 vite që me egërsinë më të madhe, përdor pushtetin kundër shqiptarëve. Ne nuk mund të pajtohemi më me këtë situatë, me një Vuçiç të dytë në Tiranë, me një Pashiq shqipfolës në Tiranë.

Tani është koha për betejë, tani është koha të ngrihemi.

Një komb pa opozitë është një komb pa shpirt.

Për çdo shqiptar është koha për të zgjedhur mes kombit dhe flamurit, apo nënshtrimit dhe poshtërimit’, thotë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në videomesazhin e tij./  S,M

Të fundit

GJKKO shpall vendimin për 10 të pandehur! Mes të dënuarve edhe Sonila Qato

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin përfundimtar për çështjen...

I mungon vetëm një lojtar, Guardiola e gjen te Barcelona për 80 mln euro

Pas largimit përfundimtar të Kyle Walker dhe mungesës së besimit te mbrojtësit e djathtë aktual që ka në ekip, Pep Guardiola duket se e...

Dy makina përplasen në Dimal, plagosen dy fëmijë të mitur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy fëmijëve ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Dimal. Aksidenti ndodhi në zonën e quajtur Parku i qytetit,...

Merr flakë mjeti në autostradën Lushnje-Fier

Një mjet është djegur teksa ishte në ecje në autostradën Lushnje -Fier në afërsi të pushimit të shoferit. Mjeti tip Ford është djegur totalisht ndonëse...

Ishte në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Dubai Denis Bajri

Denis Bajri është ekstraduar pasditen e sotme nga Dubai. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, dhe rezulton si një person me rrezikshmëri shumë të...

Lajme të tjera

Web TV