A po shkojmë drejt një leku digjital?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që pas pandemisë, ka një tendencë për të stimuluar përdorimin e transaksioneve online dhe për të dekurajuar përdorimin e parasë fizike.

Në vendin tonë, të dhënat flasin se mesatarisht në muaj janë 4.7 miliardë lekë transaksione që kryhen online, nga 4.2 miliardë lekë që ishte në 6- mujorin e parë të 2022.

Shifrat tregojnë përfshije të ulët të popullatës në shërbime të tilla, ndaj fokusi po orientohet drejt rritje së tyre, siç është edhe projektligji i fundit për të hapur llogari bankare për të gjitha shtresat e popullsisë.

Por teksa Banka Qendrore Europiane, duket se po shkon drejt finalizimit të projektit për një euro digjitale, po në vendin tonë a do të ketë një lekë digjital?

“Ky është në projekt madhor europian, që sigurisht dhe Shqipëria nuk do të mbetet jashtë këtij projekti.

Ne, vitin e ardhshëm do të krijojmë një grup pune për të studiuar mundësinë. Sigurisht nëse Banka Qendrore Europiane do të avancojë më tej, për të nxjerrë euron digjitale, patjetër që krijohet mundësia që Banka Qendrore në Shqipëri të shoh mundësinë e nxjerrjes së një leku digjital.

Por nuk është një projekt kaq i afërt për të dhënë detaje”,-tha Deniz Deralla. /  S.M

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV