Java nis me protesta, studentët e mjekësia nuk tërhiqen, kërkojnë anulimin e ligjit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mësimi në  fakultetin e Mjekësisë ende nuk ka nisur. Ka hyrë në javën e tretë bojkoti dhe protestat e studentëve të Mjekësisë së Përgjithshme.

Refuzojnë të hyjnë në auditorë duke e cilësuar të padrejtë ligjin që i ndalon të largohen nga Shqipëria pas studimeve. Edhe në ditën e 13-të protesta ka nisur nga fakulteti i tyre pranë QSUT për të marshuar drejt Ministrisë së Arsimit.

Gjatë gjithë protestës, studentët janë mbikëqyruar nga forcat policore të cilat kanë bërë të mundur edhe devijimin e trafikut në rastet kur të rinjtë bllokonin qarkullimin në pjesë të ndryshme rrugës.

Me thirrjet “ANULONI LIGJININ” të rinjtë i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit. Në shenjë revolte ndaj heshtjes së ministrisë kanë hedhur letra higjienike ne drejtim të dikasterit të arsimit, ndërsa nuk kanë munguar simbolikat e ndryshme gjatë protestës si për të treguar prangosjen e lirisë së tyre.

Protestës së studentëve mjekësisë ju bashkuan dhe të rinj nga Fakulteti i Infermierisë të cilët të ardhmen e tyre e kanë përkrah mjekëve.

Rreth mesditës të rinjtë protestues janë shpërndarë qetësisht, por të vendosur për të vijuar bojkotin pa afat./   S.M

Të fundit

Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë

Për herë të parë në vitin 2024, një grup profesion ka një pagë mesatare zyrtare prej më shumë se...

OKB, teksa mbush 80 vjet me një botë në krizë, ajo duhet të rifitojë guximin

Martin Griffiths* Ditëlindjet duhet të jenë një kohë festimi, por kur ish-kolegët e mi të Kombeve të Bashkuara të mblidhen muajin e ardhshëm për të...

Shkurton distancën Tiranë-Korçë, rruga Qukës-Qafë Plloçë drejt përfundimit

Investimi i ri në rrugën Qukës-Qafë Plloçë në Pogradec po merr gjithnjë e më shumë formë, duke premtuar jo vetëm një rrugë më të...

Të huajt nuk arrijnë të zëvendësojnë shqiptarët, zënë vetëm 2% të forcës së punës

Në Shqipëri, në fund të vitit 2024 kishte 11.9 mijë të huaj që kishin marrë lejë qëndrimi për të punuar, sipas të dhënave që...

“Hiqni miqësinë me hebrenjtë në Facebook!” Propozimi që ndezi polemikat në Itali

Deklaratat e një profesori italian të Drejtësisë në Universitetin e Palermos, i cili propozoi që qytetarët italianë të heqin nga lista e miqve në...

Lajme të tjera

Web TV