Rehabilitimi i bulevardit “Mehmet Pashë Plaku”/Rama:Përmirësim infrastrukturës në Shkodër

Në qytetin e Shkodrës vijon puna për reabilitimin e bulevardit “Mehmet Pashë PLaku”.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna për rehabilitimin e këtij bulevardi.

Rama tha se punimet për rehabilitimin e bulevardit “Mehmet Pashë Plaku” në Shkodër do të përmirësojnë infrastrukturën e qytetit.

Ky rehabilitim po realizohet në kuadër të një pakete për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Shkodër dhe në njësitë administrative.

Ky investim i radhës vjen pas përfundimit edhe të disa ndërhyrjeve të tjera në infrastrukturë, si në njësinë administrative Bërdicë, Guri i Zi, në rrugën e gjanë në Shkodër dhe tashmë me një tjetër segment që do të rikonstruktohet nga Sheshi Perash në Bulevardin “Mehmet Pashë Plaku”./   S.M